5 aplikacione që ndihmojnë sipërmarrësit

5 aplikacione që ndihmojnë sipërmarrësit

Një gjë që shumica e sipërmarrësve dëshirojnë është të kenë më shumë orë në ditë. Por me qenë se ky nuk është një opsion i vërtetë, duhet të zbulojmë se si të nxjerrim maksimumin nga 24 orët që kemi. Aplikacionet e duhura mund t’ju ndihmojnë të organizoheni, të menaxhoni detyrat e përditshme, dhe të mbani një pasqyrë të qartë të gjërave që ndodhin.

Asana: Asana është pa dyshim një nga mjetet më të njohura për menaxhimin e projekteve, veçanërisht për startup-et. Duke përdorur këtë platformë, mund të strukturoni lehtë flukset e punës, të caktoni detyra dhe të komunikoni me anëtarët e ekipit për të siguruar që gjithçka të bëhet në kohë. Duke përdorur Asana në rutinën e përditshme të ekipit tuaj, do të optimizoni sigurisht produktivitetin.

Lexo:Rasim Jeshili, inxhinieri që ngriti disa sipërmarrje në shërbim të profesionit

Trello: Trello e bën organizimin argëtues. Kjo është arsyeja pse është bërë një mjet i preferuar për shumë sipërmarrës solo dhe ekipet më të vogla. Mund të strukturoni, të përcaktoni prioritete, të caktoni punën, të shtoni afate kohore dhe të bëni komente.

Notion: Notion është aplikacioni që kërkoni, nëse dëshironi një platformë për të organizuar gjithçka që bëni. Notion është një hapësirë pune e lehtë për përdorim, e mbushur me mjetet e dobishme për t’ju ndihmuar të organizoheni, të ndani kohën dhe të bashkëpunoni me ekipin tuaj. Mund të krijojë flukse të gjera pune ose t’i mbajë gjërat të thjeshta. Por, ky nuk është thjesht një mjet për menaxhimin e projekteve. Notion është gjithashtu një mjet dokumentimi. Mund të strukturoni, menaxhoni dhe ndiqni gjithçka që bëni, nga detyrat dhe afatet kohore deri te planifikimet e marketingut, udhëzimet e dizajnit, kontratat dhe më shumë.

Basecamp: Para Basecamp, projektet ishin të shpërndara, gjërat dilnin jashtë kontrollit, ishte e vështirë të shihje se ku ndodheshin gjërat, dhe njerëzit ishin në tension. Me Basecamp, gjithçka është e organizuar në një vend, jeni në kontroll të gjërave, progresi është i qartë dhe një ndjenjë qetësie ka vend.

Monday: Monday.com është një mjet menaxhimi projekti i bazuar në “cloud” që ndihmon ekipet të qëndrojnë të organizuar dhe në rrugë të duhur. Monday.com ofron një gamë të ndryshme funksionesh, si listat e detyrave, ndarja e skedarëve, mesazhet dhe raportimi. Ai gjithashtu integrohet me mjetet e tjera të softuerit, si Google Drive dhe Slack.

 

CUTTLES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0