Rasim Jeshili, inxhinieri që ngriti disa sipërmarrje në shërbim të profesionit - Business Magazine Albania

Rasim Jeshili, inxhinieri që ngriti disa sipërmarrje në shërbim të profesionit

Në Show Room-in e Futura Tech dhe Futura Office, në autostradën Tiranë-Durrës, shohim punonjësit që paketojnë pajisje dhe mobilje të ndryshme. Shpejtësia e tyre jep ndjesinë e saktësisë dhe njëkohësisht kujdesit për pajisje delikate dhe arritjen në kohë te klienti.

Nga biseda me të kuptojmë se, një pjesë e mirë e kompanive të teknologjisë së informacionit në vendin tonë, kompani programimi, restorante, telemarketing, hoteleri, markete, fason, konstruksion, apo çdo kompani, të cilës i nevojiten sisteme, pajisje dhe shërbime IT, e njohin Rasim Jeshilin si inxhinier në profesion, prej dy dekadash tashmë në treg dhe vazhdon të garantojë shërbimet IT.

Rasi ka punuar shumë në një moment kyç në Shqipëri, pikërisht kur shumë institucione e kompani po ngrinin sistemet e tyre të informatikës në fillim të viteve 2000, duke punuar në një prej kompanive më të mëdha informatike në vend. Krahas profesionalizmit të padiskutueshëm, ai ka treguar shpirtin e tij sipërmarrës.

Rasim Jeshili sot mbart mbi supe mbi 20 vite, punë dhe sipërmarrje në sektorin e network, sisteme informacioni IT, konsulencë dhe suport IT. Ndërsa ne bëjmë një vizitë në Show Room,  ai përfiton të takojë një grup të huaj, me të cilët bisedon thjesht, miqësisht, i veshur me buzëqeshje jep një pritje tipike shqiptare. Nga bisedat me klientët kuptojmë se ajo që e ka bërë të rëndësishëm në treg është profesionalizmi dhe korrektësia. Një prej klientëve tregon se, Rasi është i gjendshëm në çdo kohë, dhe mbi të gjitha, në kohë të vështira ai është gjithmonë aty. Me të mund të komunikosh dhe të marrësh një zgjidhje teknike edhe pa pasur interes direkt. Kjo e  bën të veçantë në treg.

Artikulli u publikua më parë në faqen 20 të numrit 31 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.

Në Show Room takojmë edhe një sipërmarrës shqiptar, i cili nuk dëshiron të bëhet publik por, thotë duke qeshur, se Rasi është e “keqja e domosdoshme”. Ai është aset, nga i cili nuk mund të heqësh dorë. Ai prej shumë vitesh punon me Rasim Jeshilin.

E gjithë puna 20 vjeçare në profesion e ka kalitur, që sot bizneset e tij të mos “rëndojnë”, por të ecin para me pasionin, profesionin dhe këmbënguljen e tij.  

“Jemi 6 vëllezër, të gjithë të angazhuar në fushën e Inxhinierisë. Pas kthimit nga emigracioni në vitin 2000 punuam në një ndër kompanitë lider në fushën e IT, duke u angazhuar në nivel partnershipi”, tregon ai në intervistën për BusinessMag.

Shpirti i sipërmarrësit shfaqet që herët tek Rasi, i cili dakortësoi me kompaninë punëdhënëse një marrëdhënie partneriteti. Ai ishte i punësuar, por paguhej ekstra për të gjithë angazhimin në shërbime të ndryshme të kompanisë në nivel projektesh dhe shërbimesh, ku i dedikoi kohën dhe energjinë e tij.

Lexo: Këto janë 10 vendet “më të nxehta” në botë ku milionerët po rriten me shpejtësi – Europa mbetet jashtë

Aty punoi deri në vitin 2010 si partner, duke u angazhuar në projektet më të rëndësishme të zhvillimit të sistemeve softwerike shtetërore, private, por dhe për ambasada të huaja, ku kishte rol dhe përgjegjësi të mëdha dhe vazhdon t’i shërbejë akoma me profesionalizëm.

Ai shprehet se: “Kjo ishte një ndër periudhat, në të cilën u rrita shumë në nivel profesional, por edhe në atë të lidershipit. Marrëdhënia direkte me produktin dhe klientin më bëri të kem sukses dhe të mendoja për më tej, të bëja ëndrrën realitet.”

Në 2010 ai hap kompaninë Albania Network Solution, e cila merret me support IT, network, kamera, konsulencë IT. Falë asaj kompanie, ai ka zhvilluar dhe kompanitë e tjera.

Ai nuk di të tregojë sa i zgjuar ka qenë për të ardhur deri këtu, por beson se, faktori i suksesit të tij është dëshira për të ecur përpara dhe pasioni i madh për IT-në. 

I pyetur se si do ta shikonte sipërmarrësin e tij të mëparshëm, ai tregon se kurrë nuk ishte xheloz ndaj pronarit të tij, për pasurinë që kishte, por sigurisht e admironte për kompaninë që kishte arritur të ndërtonte.

Duke iu rikthyer periudhës së punës, periudhë kur brumosen në fakt të gjitha aftësitë bazë për një sipërmarrje të suksesshme, ai tregon se për shumë vite ka treguar korrektësi, ndershmëri në shërbim. Sot, ai ka ndërtuar me stafin të njëjtin raport që kishte punëdhënësi i tij i mëparshëm me të. 

Ka zgjedhur të punojë në ortakëri me një sipërmarrës gjerman, ndërsa punonjësit janë partnerë biznesi dhe paguhen në bazë të rezultateve. “Askush nuk vjen për rrogë tek unë, por për mundësinë dhe rritjen profesionale”, thotë ai, duke iu referuar faktit se, kompania e tij ka paketën e plotë, të formës A-Z (kompjutera, sisteme network, kamera, alarm, server, cloud, support IT) çka të mundëson të njohësh shumë procese në këndvështrimin e punonjësit.

Fillimisht, me ortakun gjerman menduam të sjellim “Futura Office” dhe më tej, vendosëm të hapim “Futura Tech”, duke shkuar tek klienti me mobilje, kompjuter, network, kamera, furnizim, vendosje dhe suportin IT. Këto kompani ndërthuren në shërbim me Albania Network Solution. 

Futura u hap në 2021 dhe si për mobiljet e zyrës, edhe pajisjet e teknologjisë, importet janë të gjitha nga tregu i Europës Veriore: Gjermani, Zvicër dhe Suedi.

I pyetur rreth sigurisë dhe nevojës për mbrojtje më të lartë të të dhënave të kompanive apo institucioneve, ai thekson se, “mbrojtja është e domosdoshme 24/7. Konsumatori duhet të mësohet që mbrojtja më e mirë nga rreziqet është ajo për të cilën paguhet dhe jo ajo falas. Duhet ndërgjegjësim për këtë pjesë.”

Ai thekson se, “kush ndërton një kompani, duhet të ketë parasysh se informatika është një zë i rëndësishëm. Ende kompanitë nuk e kuptojnë sa duhet rëndësinë e informatikës. 

Nëse nuk investohet sic duhet dhe nuk konsultohen me profesionistë, problemet që mund të ndodhin mund të jenë në një fazë të parekuperueshme, pra mund të jetë tepër vonë”.

Duke theksuar se, sot lufta më e madhe është ajo online, ai sugjeron sipërmarrësit dhe përdoruesit të mos lakmojnë shërbimet falas, pasi e kanë më tej faturën. 

Siguria Kibernetike është pjesa kryesore sot që flasim

Më tej ai shton se 70% e kompanive në vend nuk kanë siguri dhe një protokoll sigurie. Sot klientët duhet të ndërgjegjësohen për rreziqet që ata kanë me shërbimet online ku ata furnizohen. Shumica e furnitorëve online ofrojnë shërbime të lira, dhe jashtë cdo sigurie teknike, dhe në disa raste kompani të tilla janë dhe të dëmshme në nivel sigurie dhe besueshmëri të informacionit.

Sipas tij, “tregu është shumë i zbuluar në Shqipëri, ne duhet të mendojmë në formë afatgjatë, kur flasim per investim në teknologji por edhe për rritje personeli në aspekt profesional por edhe duke i stimuluar në nivel ekonomik, pra duhet nje strategji e mirë menduar.

Edhe pse kemi raste të forta të sulmeve kibernetike, prapë nuk ka një zgjim të kompanive për rritjen e sigurisë” por edhe konsumatorit në përgjithësi. Por sipërmarrja është ajo në qendër të vëmendjes ndaj sulmeve. 

Më shpejt mund ti sugjerosh dhe shesësh një Smart Phone të muajit të fundit se sa një Server, Antivirues, Firewall, Licence, apo një Kompjuter, etj.

Të rinjtë të nisin nga baza dhe të bëjnë kurse praktike 

Informatika është pasion sipas tij, ajo është e prekshme dhe duhet të jetë e tillë. 

“Po nuk e preke, nuk bëhesh i zoti. Informatika është: mëso-zbato! Nëse nuk bën këtë, nuk mund të jesh teknik apo inxhinier.

Këshilla ime për të rinjtë ka qenë gjithmonë të bëjnë kurse informatike, kurse në zbatim” apo intershipe në kompanitë informatike. Nëse nuk bëhet, angazhimi direkt në punë mund të jetë i vështirë.  

Mungesa e një kursi praktik, mund të bëjë që projektet praktike apo produktiviteti i të rinjve, kompanitë ku ata punësohen, do duhet shumë kohë për të gjetur hapsirën dhe përshtatur më së miri, krahasuar me pajisjen e njohurive praktike përmes një kursi”, thotë ai. 

Edhe në këtë pikë, ai ka ndërmarrë hapa së fundi, duke punuar për sipërmarrjen e tij më të re, Futura Fusion Technology, e cila, krahas shërbimve IT ka në fokus trajnimin dhe punësimin e të rinjve, të cilën në një mënyrë apo tjetër, ka arritur ta bëjë edhe deri më tani.

I pyetur se sa i kënaqur është me arritjet e tij, ai na thotë se, “Për të arritur deri këtu kam punuar shumë, kam punuar sepse kisha një synim, që një ditë të mos e mirëmbaja më punën, por të ishte puna të më mirëmbante mua. Besoj, deri diku, ia kam arritur”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 20 të numrit 31 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0