Personi më i pasur në botë është dikush që shumica nuk kanë dëgjuar kurrë për të - Business Magazine Albania

Personi më i pasur në botë është dikush që shumica nuk kanë dëgjuar kurrë për të


Mund të jetë për një ditë, ose ndoshta më gjatë, por është një emër shumë pak i njohur në krye të listës.

Është një garë e çuditshme, por në shumicën e kësaj vere, Jeff Bezos ka qenë në hapat e Bill Gates kur bëhet fjalë për titullin e personit më të pasur në botë.

Lexoni: 10 mësime suksesi për sipërmarrësit nga Amancio Ortega, themeluesi i Zara

Në fakt, Bezos mori kryesimin për pak kohë muajin e kaluar. Por pastaj çmimi i aksioneve të Amazon u ul dhe ai ra nga lista. Pas kësaj Gates dhuroi 4 miliardë $ për bamirësi.

Dhe papritmas javën e kaluar, një sipërmarrës europian tepër i suksesshëm, emrin e të cilit shumica e amerikanëve as nuk e dinë, zuri vendin e parë – të paktën sipas një renditjeje të njohur.

Që prej të Mërkurës së javës së kaluar, Amancio Ortega, bashkëthemeluesi i Inditex në Spanjë, një shitës me pakicë që zotëron marka si Zara, zuri vendin e parë me një vlerë neto prej 85 miliardë dollarësh. Kjo e bëri atë të kryesonte para Gates me 84.9 miliardë dollarë dhe Bezos me 82.5 miliardë dollarë.

Duke llogaritur 5 njerëzit më të pasur në botë: Warren Buffett është në vendin e katërt me 77.7 miliardë dollarë duke u pasuar nga Mark Zuckerberg me vetëm 70.7 miliardë dollarë.

Lexoni: Amancio Ortega, personi më i pasur në botë, ia kalon dhe Bill Gates

Ekizton gjithashtu një teori tjetër që personi më i pasur në botë në të vërtetë është Vladimir Putin, por sdo e marrim parasysh këtë teori për momentin.

Meqë ra fjala, Ortega nuk është aq i njohur në Amerikë për shkak të vendit të tij të origjinës, por gjithashtu sepse ai ka qenë jo shumë i gatshëm në dhënien e intervistave gjatë viteve.

Kjo është hera e katërt që Ortega kryeson listën si personi më i pasur në botë, por qëndrimi i tij ka qenë gjithmonë i shkurtër – disa ditë në 2015 dhe 2016 dhe pastaj disa orë javën e kaluar. Udhëheqja e tij është e pakët dhe nuk mund të zgjasë ditën në varësi të luhatjeve të aksioneve në treg.

Sipas një biografie, Ortega u rrit shumë i varfër në Spanjën e pasluftës. Detyra e tij për të arritur sukses erdhi kur ai ishte rreth 14 vjeç, pasi nëna e tij u largua nga një dyqan ndërsa përpiqej të blinte ushqime, sepse familja nuk kishte më para për të paguar.

Pasoja e asaj shuplake që pësoi kur ende ishte djalë shumë i ri ka qenë krijimi i një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme spanjolle … me një prezencë globale në shumicën e botës“, shkruan biografi Covadonga O’Shea.

Lexoni: Amancio Ortega- Njeriu që ndërtoi perandorinë më të madhe të modës, Zara

Nga një shuplakë tek njeriu më i pasur në botë. Edhe në qoftë se fryn era vetëm për disa orë, ky është rrugëtimi i një udhëtimi.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0