Përditësimet e reja të Twitter lehtësojnë përdorimin e tij - Business Magazine Albania

Përditësimet e reja të Twitter lehtësojnë përdorimin e tij


“Më i lehtë, më i shpejtë dhe lehtësisht i përdorshëm”. Me këtë fjalë Twitter publikon pamjen e re të platformës.

Mes risive kryesore është menuja e re e lundrimit dhe më pak skeda në pjesën e poshtme të aplikacionit. Fotoja e profilit bëhet e rrumbullakët dhe shigjeta që tregon përgjigjen ndaj një postimi kthehet me një re komenti.

“Do vazhdojmë të dëgjojmë mendimet tuaja dhe shumë shpejt do të jenë të disponueshme përditësime të tjera grafike dhe projektimi”, thotë shoqëria në përpjekje për të rritur numrin e përdoruesve dhe kohën e qëndrimit në mikroblog, që shpesh përcaktohet si pak intuitiv.

Të tjera risi janë edhe tipografia e titullit, profili, llogaritë shtesë. Rregullimet dhe privatësia do të jenë në një vend të vetëm për të krijuar më pak konfuzion dhe për ta bërë më të lehtë lundrimin.

Gjithnjë në të mirë të pajisjeve Apple, linqet e artikujve do të hapen në Safari, “për të hyrë sa më lehtësisht tek llogaritë në faqet e internetit që janë lidhur tashmë”.

Dhe në fund postimet përditësohen në moment me përgjigjet, ripostimet dhe pëlqimet në mënyrë që të shihni drejtpërdrejtë bisedën që po ndodh.

burimi: lajmifundit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0