Oslo, kryeqyteti i parë në botë me transport publik elektrik - Business Magazine Albania

Oslo, kryeqyteti i parë në botë me transport publik elektrik

Oslo është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeqyteti i parë në botë me një sistem transporti publik tërësisht elektrik. Ky është synimi i bashkisë së kryqytetit norvegjez  për fundin e vitit 2023. Zëvendësimi i autobusëve me naftë me 450 elektrikë sipas Sirin Stav, nënkryetare e bashkisë,  përgjegjëse për mjedisin dhe transportin, do të kursejë  mjaft para për një afat të gjatë kohor.

“Ndryshimet klimatike po ndodhin dhe ne duhet të reduktojmë emëtimet.Kjo është arsyeja pse Oslo po elektrizon të gjithë transportin publik deri në fund të vitit të ardhshëm duke na bërë ndoshta kryeqytetin e parë në botë që ka një transport publik plotësisht me emetime zero. Ne po bëjmë të gjithën këtë për të ulur emetimet, për të reduktuar zhurmën dhe për ta bërë ajrin më të pastër në mënyrë  që qyteti të jetë më i mirë për të gjithë.”

Ajo inkurajon qytetet e tjera të ndjekin shembullin e Oslos. Përveç autobusëve elektrikë të cilët janë 5% më të lirë se ata që janë me naftë, qyteti me 700,000 banorë ka elektrizuar tashmë shumicën e trageteve që qarkullojnë. reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0