Business Mag Albania, dedikuar Sipërmarrjes së re dhe Biznesit vjen me numrin 13 të revistës online

Numri #13 i Business Mag Albania gati për shkarkim!


Kohët po ndryshojnë shumë shpejt dha ata që po e kuptojnë këtë dhe po ndërmarrin hapa për të ndërtuar vepra që do i shërbejnë të ardhmes, janë themeluesit e kompanive të reja, themeluesit e startup-eve.

Ata mund të jenë nga çdo fushë apo sektor; mund të jenë duke shërndarë dije apo ushqim, duke dizenjuar veshje apo software, duke ndërtuar aplikacione apo kultura kompanie. Ajo që kanë të përbashkët themeluesit e sotëm është se po përqafojnë ndryshimin dhe po punojnë që ndryshimet që do të vijnë ta bëjnë jetën tonë më të mirë. – Citim nga Gerti Boshnjaku.

Janë pikërisht ata, themelues, krijues, inovatorë, mendje të reja arsyeja që ne krijuam dhe vazhdojmë të zhvillojmë Business Mag Albania, dedikuar Sipërmarrjes së re dhe Biznesit.

Ky është numri 13 i revistës tonë Online kur kanë kaluar pak më shumë se 2 vjet nga numri ynë i parë. Që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar, si në përmbajtje të asaj që ofrojmë, ashtu edhe në stil dhe në perspektivë.

Besojmë se jemi rritur dhe përmirësuar në të gjitha këto aspekte, duke ruajtur në të njëjtën kohë fokusin dhe duke kristalizuar vizionin tonë. Një media e re, dixhitale, dedikuar Sipërmarrjes së re dhe Biznesit.

Gjithnjë e më shumë, ndiejmë një përgjegjësi më të madhe sa herë fillojmë të përgatisim edicionin e rradhës të Business Magazine. Pasi, numrat e lexuesve tanë po rriten dhe ndikimi ynë në ekosistemin e sipërmarrjes së re, në Shqipëri dhe rajon është më i madh.

Numri 13 i revistës Online – Shkarkoje Këtu!

Epoka që po jetojmë ka një ritëm marramendës zhvillimesh teknologiike të cilat ofrojnë oportunitet për zgjidhje të reja të problemeve ekzistuese dhe rrjedhimisht lindjen e bizneseve të reja dhe daljen në skenë të liderëve të rinj apo inovatorëve të mprehtë si aktorë të një ekosistemi që po zhvillohet.

Një ekosistem që njeh rritje pavarësisht rrethanave aspak të favorshme ku jetojmë çdo ditë, në sajë të një force të brendshme pasioni dhe kreativiteti të njerëzve të rinj në mendësi, të cilët me këmbëngulje deri në kokëfortësi punojnë për të përmirësuar jetën tonë dhe të komunitetit ku jetojnë.

Numri 13 i revistës Online – Shkarkoje Këtu!

Në këtë numër, kemi takuar shumë njerëz të tillë, themelues të rinj dhe të vjetër, me të cilët kemi folur për iniciativat që kanë ndërmarrë dhe hapat që po ndjekin drejt krijimit të një Ekonomie të re, zhvillimi i së cilës do të krijojë një mjedis më të mirë për të jetuar.

“Ndonëse shembujt janë ende të pakët, evidentimi i tyre kap një moment historik në Shqipëri ku vetëm në pak vjet po shohim lindjen e Innovation Driven Enterprises, kategori kjo e ndryshme nga SME-të.” –citim nga Julia Goga-Cooke.

Disa e quajnë Ekonomia e Internetit, ekonomi e re, disa Ekonomi Dixhitale… pak rëndësi ka emërtimi. Në thelb janë përpjekjet e Enkelejd Zotaj, Tomi Kallanxhi, Julia Goga-Cooke, Stella Sallaku, Genti Selenica, Mërgim Cahani, Albi Prifti dhe shumë të tjerë që përbëjnë modelet më të mira për t’u marrë shembull nga të rinjtë që nuk duan t’i pranojnë problemet dhe pengesat, por kanë dëshirën dhe vullnetin për t’i kapërcyer ato.

Numri 13 i revistës Online – Shkarkoje Këtu!

Lexim të këndshëm!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0