Norvegjia gjobë mbi 98 mijë dollarë në ditë Meta-s për shkeljen e privatësisë së përdoruesve - Business Magazine Albania

Norvegjia gjobë mbi 98 mijë dollarë në ditë Meta-s për shkeljen e privatësisë së përdoruesve

Pronari i Facebook, Meta Platforms, do të gjobitet me 98 500 dollarë në ditë për shkelje të privatësisë nga 14 gushti.

Vendimi i Autoritetit për Mbrojtjes e të dhënave të Norvegjisë mund të ketë implikime të gjera europiane dhe Meta mund të gjobitet nëse nuk trajton shkeljet e privatësisë të identifikuara nga rregullatori Datatilsynet.

“Datatilsynet ka thënë se Meta nuk mund të mbledhë të dhënat e përdoruesve në Norvegji , të tilla si vendndodhjet fizike të përdoruesve, dhe t’i përdorë ato për të synuar reklamat në to, të quajtur reklamat e sjelljes, një model biznesi i zakonshëm për teknologjinë e madhe”, thuhet në artikullin e The Guardian.

Që nga e hëna e ardhshme, një gjobë ditore prej 1 milion korona do të fillojë të zbatohet,” tha Tobias Judin, kreu i seksionit ndërkombëtar të Datatilsynet.

Gjoba do të zgjasë deri më 3 nëntor, por rregullatori norvegjez mund ta bëjë të përhershme duke ia referuar vendimin Bordit Evropian për Mbrojtjes e të Dhënave.

Kjo gjithashtu mund të zgjerojë shtrirjen territoriale të vendimit në pjesën tjetër të Evropës.

Meta tha javën e kaluar se synon t’u kërkojë përdoruesve në Bashkimin Evropian pëlqimin e tyre përpara se të lejojë bizneset të synojnë reklamat bazuar në atë që shohin në shërbimet e saj si Facebook dhe Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0