Njihuni me gruan që ka 52 çipe në trupin e saj - Business Magazine Albania

Njihuni me gruan që ka 52 çipe në trupin e saj

Njihuni me gruan që ka 52 çipe në trupin e saj

Teksa një ndër diskutimet më të mëdha në botë është implementimi i çipave te njerëzit, një grua ka në trup 52 të tillë.

Anastasia Synn ka hyrë në librin e Rekordeve Guiness për implementimin e 52 çipave në trupin e saj, raporton Daily Mail. Funksionet e tyre variojnë nga hapja e bravave, gjetja e objekteve të metalit, kryerja e telefonatave dhe performimin e trukeve magjike.

Synn është magjistare, dublante dhe ‘biohacker’, një njeri që ndryshon trupin përmes teknologjisë për të lehtësuar jetën.

“Mund të them zyrtarisht se jam njeriu më i implementuar në botë! Duke qenë se është rasti i parë, iu është dashur të krijojnë një kategori të re rekordesh”, shprehet ajo.

Në trupin e saj ndodhet magneti më i madh i vendosur ndonjëherë tek një njeri si dhe një magnet që përçon zërin, i vendosur në vesh.

“Më i madhi është dy inç e gjysmë i gjatë dhe gjysmë inç i trashë ndërsa kopja e tij ndodhet në krahun tjetër”. Implanti që ajo përdor më shpesh ndodhet në dorën e saj me të cilin hap derën e shtëpisë.

Gjysma e implanteve janë mikroçipe që ajo i programon për të rritur funksionin e shqisave apo për të shtuar aftësitë e saj si hapja e bravave apo ndezja e kompjuterëve. Të tjerët janë magnetikë dhe i japin një “shqisë të gjashtë” si aftësia për të gjetur telat e zhveshur pas një muri apo për të kontrolluar nëse automati elektrik po funksionon.

“Mund ta kuptoj kur mikrovala po lëshon rrezatim të tepërt sepse dora ime dridhet”. Implantet e lejojnë gjithashtu që të performojë truke magjike dhe të memorizojë më lehtë.

“Çipi i vendosur mbi zemrën time mund të vendosë videon e dasmës tonë nëse skanohet. Ai në kyçin e majtë telefonon time bijë ndërsa në të djathtin bashkëshortin”.

Për t’u bërë rekordmene, Synn përpiloi një listë të funksioneve të çipave, kreu një skaner për të treguar vendndodhjet e tyre si dhe demonstroi për secilin.

Nëse për dikë 52 implante mund të duken mjaftueshëm, kanadezja nuk është ende e kënaqur dhe shpreson të shtojë edhe të tjerë. Synn bën pjesë në një komunitet global të ‘biohacker’-ave që shpesh organizojnë takime për të admiruar implantet e njëri-tjetrit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0