Nga 18 Janari “Amazon” do të shkurtojë mbi 18,000 vende pune - Business Magazine Albania

Nga 18 Janari “Amazon” do të shkurtojë mbi 18,000 vende pune

“Amazon” po planifikon të shkurtojë më shumë se 18,000 vende pune. Lajmin e ka konfimuar shefi i gjigantit të teknologjisë “Amazon”, Jassy, duke e argumentuar se në këtë mënyrë do të reduktohen kostot.

Shkurtimet e parashikuara të vendeve të punës arrijnë në rreth 6% të totalit të numrit të punonjësve të kompanisë që është 300,000.

Shefi i “Amazon”, Jassy nuk specifikoi se në në cilat shtete punonjësit e gjigantit të teknologjisë do të humbnin punën e tyre, por tregoi se do të përfshinte Evropën.

“Ne synojmë të komunikojmë me punonjësit e prekur (ose kur është e aplikueshme në Evropë, me organet përfaqësuese të punonjësve) duke filluar nga 18 Janari”, tha Jassy.

Lëvizja vjen pasi gjiganti i teknologjisë tha vitin e kaluar se do të reduktonte numrin e punonjësve pa dhënë një shifër se sa vende pune do të shkurtoheshin.

Kompania kishte “ngrirë” punësimet e reja si dhe ndaloi disa nga zgjerimet e magazinës së saj, duke thënë se kishte punësuar shumë gjatë pandemisë.  “Amazon” gjithashtu ka ndërmarrë hapa për të mbyllur disa pjesë të biznesit të saj, duke anuluar projekte të tilla si një robot personal shpërndarjeje.

Shefi i “Amazon”, Jassy tha se rishikimi i biznesit të Amazon “ka qenë më i vështirë duke pasur parasysh ekonominë e pasigurt dhe punësimin me shpejtësi gjatë disa viteve të fundit”.

“Kompanitë që zgjasin një kohë të gjatë kalojnë nëpër faza të ndryshme”, shtoi ai . reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0