Nexhmije Zajmi, gazetarja e CNN e para shqiptare në Shtëpinë e Bardhë - Business Magazine Albania

Nexhmije Zajmi, gazetarja e CNN e para shqiptare në Shtëpinë e Bardhë

“Në arkivin e “CNN” dhe “Zërit të Amerikës”, një vend të veçantë zë dhe dosja e gazetares shqiptare, Nexhmije Zaimi”, ka treguar në një intervistë të gjatë me gazetën Panorama i biri i saj, Erik Margolis, një tjetër gazetar i njohur ky i “CNN”, që ka zbardh deri në detaje karakterin dhe angazhimet e vyera të saj…

I cili (Erik Skënderbeg Margolis) duke folur me gazetarin Afrim Imaj te Panorama, ka treguar se “Sigurimi i shtetit më kërcënoi familjarët nga Nju Jorku”. Ndërkohë, ai ishte i biri i Nexhmije Zajmit, dhe gazetari shqiptar që raportoi nga 15 konflikte ushtarake për stacionet më prestigjioze të Perëndimit.

“Të bësh korrespodentin e luftës, duke raportuar nga vija e parë e betejave, do të thotë të jesh luftëtar dhe t’i kushtosh jetën profesionit”.

Për herë të parë për median në Shqipëri, ka qenë gazeta “Panorama” e cila ka sjell nëpërmjet dokumenteve dhe dëshmive të bashkëkohësve një profil të plotë të jetës dhe veprimtarisë së publicistes dhe intelektuales së shquar, Nexhmije Zaimi.

Nexhmije Zajmi u lind në vitin 1917 në Libohovë, sipas materialeve biografike në kërkimin në rrjetet sociale (googel – wikipedia), kurse me origjinë thuhet se ishte çame. Duke iu referuar këtyre informacioneve thuhet se pas mbarimit të shkollës së mesme në vitin 1937, ajo emigron në SHBA. Vendin ku Zajmi, mbaron studimet e gazetarisë në “Wellsley College” dhe “Columbia University”, duke u bërë pastaj gazetare e “Zërit të Amerikës”, CNN-n, “Evropës së Lirë”, madje duke u lartësuar në ”Office of Strategic Services”.

Nexhmije Zajmi thuhet se ishte aktiviste e komunitetit shqiptaro-amerikan, një kohë nënkryetare e “Vatrës”, (kur kryetar në 1978 u zgjodh Ahmet Dervishi dhe sekretar Rasim Sina).  Zajmi punoj mjaft edhe në kontaktet me zyrtarët amerikan në përpjekjet për luftimin e komunizmit në Shqipëri. Ajo duke iu bashkuar grupeve nacionaliste, të arratisurve kundërshtarëve të përbetuar të regjimit të Enver Hoxhës, në vitet e 60-t Zajmi iu bashkëngjitë Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit.- (OKLL) sot Partia Lëvizja e Legalitetit.

Në një foto nga arkiva e gazetës “Atdheu” në SHBA, tregohet për pjesëmarrjen e saj në Kuvendin e Vatrës, në Boston – Massachusstes, vjesht e tretë 1978.

Në foton e mëposhtme: i pari nga e majta Gjeto Sinishtaj, i dyti nga e majta duke shfletuar një procesverbal të Kuvendit Vjetor të Vatrës në vitin 1978 është Rasim Sina (ish Sekretar i Përgjithshëm i Vatrës në atë periudhë), ndërkohë, që në krah të tij është Nexhmije Zaimi, gazetarja e parë shqiptare që punoi për “CNN” dhe “Zërin e Amerikës”, Paulin Lukas, Tonin Mirakaj, i cili drejtoi Kuvendin (kryetar i Kuvendit) Ahmet Dervishi (kryetar i Vatrës, i zgjedhur në 1978) dhe Piter Lukas gazetar i “Boston Globe”, dhe Hysen Mulosmani ulur ish drejtori i gazetës “Atdheu” dhe Radio-programit “Zani i Atdheut”.

Nexhmije Zajmi si gazetare, mësojmë se përcolli situatën dhe luftrat në Lindjen e Mesme në krizën më të madhe të këtij rajoni. Një kohë qëndroi në Itali duke ndihmuar refugjatët e luftes, dhe në Kalabri për të mësuar dialektin arbëreshe. Ishte aktiviste për të drejtat e fëmrës dhe autore e romanit të botuar në anglisht e shqip “Daughter of the Eagle” (Bija e shqipes), Ky roman autobiografik u botua së pari në New York në vitin 1937, dhe u ribotua më vonë për here të tretë. Eshtë përkthyer e publikuar edhe në gjuhën shqipe nga Enida Rusi, më 2007 në Tiranë.

Shkrimtari Hyqmet Zane, në një shkrim të tij për çështjen çame, përmend Nexhmije Zajmin: “Pak rëndësi ka për njerëzit që nuk e njohin gazetaren e famshme Nexhmije Zajmi. Por një gazetare korrespondente të Nju York Times që shkroi një artikull që vuri në lëvizje edhe administratën e Shtëpisë së Bardhë për mesazhin që ajo dha për të drejtën njerëzore ndërkombëtare të kombeve dhe vendbanimeve etnikisht të pastërta, mori një rëndësi të madhe e vërteta e kohës dhe që sot na vjen si mesazh që meriton respekt, më e pakta. Mbi të gjitha, analiza e një shkrimi me titullin “Toka pa njerëz dhe njerëzit pa tokë” na sjell në kohë një të drejtë që kanë popujt e masakruar në tokën e tyre për të pasur të drejtën e Zotit dhe të drejtën ndërkombëtare nëse është e tillë për hir të asaj që njihet si e “drejta e Zotit”, shkruan Zane.

Ndërkohë, për punën e saj Nexhmije Zajmi është nderuar me shumë çmime si: “American Legion”, ”Comandatoressa della Coronna d’Italia” si dhe “Medaljen e mirënjohjes” nga presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt.

Gjate jetës, ajo vizitoi vendlindjen, Shqipërinë, vetëm dy here: në vitin 1939, si dhe në vitin 1986 (mbetet ende e pa qartë se si ajo arriti të hyjë në Shqipëri, sepse mbas 48 orëve në Tiranë, nga sigurimi i shtetit, kur u deportua me dhunë nga Shqipëria, dhe u shpall nga Enver Hoxha në një fjalim të tịj, person i padëshiruar (“non grata”).

Nexhimje Zajmi vdiq në vitin 2004 në Santa Barbara të Kalifornisë. I biri i saj i vetëm , Erik (Skenderbeg) Margolis, është gazetar i njohur, shkrimtar e komentator televiziv i ngjarjeve politike në Kanada. diasporashqiptare

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0