Neuralink ka nisur rekrutimin e njerëzve për të filluar testimin e çipit - Business Magazine Albania

Neuralink ka nisur rekrutimin e njerëzve për të filluar testimin e çipit

Pallatin e Kongreseve

Kompania e teknologjisë së ndërfaqes nervore e Elon Musk, Neuralink po rekruton kandidatë për testet e para klinike njerëzore.

Neuralink tha në një njoftim të martën se studimi do të vlerësonte sigurinë e implanteve të tyre dhe robotëve kirurgjikalë.

Kompania tha se qëllimi i tyre fillestar me testimin “është t’u japë njerëzve mundësinë për të kontrolluar kursorin ose tastierën e kompjuterit duke përdorur vetëm mendimet e tyre”.

Neuralink shtoi se testimi synohet të bëhet tek njerëzit që kanë kuadriplegji për shkak të një dëmtimi të palcës kurrizore të qafës ose sklerozës anësore amiotrofike (ALS). ALS është një sëmundje neuromuskulare që shkatërron në mënyrë progresive sistemin nervor dhe pengon kontrollin e muskujve.

Musk themeloi Neuralink në vitin 2016 me një ekip shkencëtarësh dhe inxhinierësh. Musk ka shpresa të mëdha për punën e kompanisë – ai tha në vitin 2019 se shpresonte se mund të ndihmonte njerëzimin të arrinte “simbiozën me inteligjencën artificiale”.

Në një ngjarje të kompanisë vitin e kaluar, Musk tha se do të testonte tek vetja çipat e trurit të Neuralink kur të fillonte testimi tek njerëzit.

“Ju mund të implantoni një pajisje Neuralink tani, dhe as nuk do ta merrnit vesh. Dua të them, hipotetikisht”, pati thënë Musk.

Mbetet e paqartë nëse Musk do të jetë pjesë e këtyre testimeve të hershme tek njerëzit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
1
1