Eurostat 2024, çmimet në Shqipëri më të lartat në rajon - Business Magazine Albania

Eurostat 2024, çmimet në Shqipëri më të lartat në rajon

Çmimet në Shqipëri po rriten shumë shpejt, duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë hendekun me BE. Sipas të dhënave të sotme të Eurostat, niveli mesatar i çmimeve në vendin tonë ishte sa 62.9% e mesatares së BE-së, nga 58.2% që ishte ky nivel, më 2023 dhe 54.6 në vitin 2022. Vetëm në dy vite, Shqipëria ka ngushtuar hendekun e çmimeve me mesataren e BE-së me 8.3 pikë. Gjithashtu Shqipëri kishte rritje më të fortë se mesatarja rajonale.

Në vitin 2024, Shqipëria zë vendin e parë në rajon për nivel të lartë të çmimeve në krahasim me mesataren e BE (62.9), duke kaluar Serbinë (61.4), Bosnjë-Hercegovinën (59.7) dhe Malin e Zi (57.9), Maqedoninë e Veriut (49.6%) dhe duke u afruar me Kroacinë (73.3).

Në vitin 2022, Serbia kishte mesataren më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në.

Nga vendet e europiane, Turqia dhe Maqedonia e Veriut kishin çmime më të ulëta se mesatarja e BE-së. Ndërsa Luksemburgu dhe Danimarka kishin nivelin më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në.

Lexo edhe: Albana Theka, shqiptarja që u përzgjodh presidente e 60-të e Financial Women’s Association!

Gjithsesi vendi ynë konsiderohet ende “më lirë” se BE-ja, pasi çmimet mbeten rreth 37% më të ulëta se mesatarja europiane, por diferenca po zvogëlohet me shpejtësi.

Forcimi i monedhës vendase ka ndikuar. Monedha vendase u mbiçmua me rreth 15% ndaj Euro. Kur blerjet përllogariten nëEuro, kjo rrit nivelin relativ të çmimeve.

Në ekonominë e brendshme, edhe pse inflacioni zyrtar ra gjatë 2023-24, ai mbeti më shumë se objektivi, sidomos tek ushqimet dhe shërbimet e ndërmjetme.

Rritja e çmimeve ka rënduar kostot e jetesës. Rritja e pagave nominale ka qenë më e ngadaltë se ritmi i çmimeve në shumë produkte.

Shqipëria mbetet më e lirë se destinacionet mesdhetare në BE, por avantazhi konkurrues po tkurret me rritjen e çmimeve.

Teksa sfida për çmimet po bëhet më e fortë, vendi ynë duhet të rrisë produktivitetin e punës në mënyrë që të sigurojë konvergjencën me BE-në.

Eurostat krahason nivelin e çmimeve (AIC = Actual individual Consumption, EU = 100) mes 36 vendeve evropiane. indeksi tregon sa shtrenjtë i kushtojnë një familjeje mallrat e shërbimet për konsum të përditshëm, pasi janë korrigjuar dallimet e fuqisë blerëse.

 

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0