Merret vendimi, Ministria e Financave aksionari i parë shtetëror në Bankën Shqiptare të Zhvillimit - Business Magazine Albania

Merret vendimi, Ministria e Financave aksionari i parë shtetëror në Bankën Shqiptare të Zhvillimit

“Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a., e cila ka në fokus financimin e fushave kryesore të ekonomisë e veçanërisht bujqësinë, do të ketë përfaqësuese të shtetit Ministrinë e Financave.

Sipas një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave,  kjo ministri ngarkohet me detyrën e përfaqësimit të shtetit si pronar i 100% të aksioneve të kësaj banke dhe  udhëzohet të ndjekë të gjitha procedurat e mëtejshme të përcaktuara në ligj.Vendimi bën me dije:
1.Caktimin e Ministrisë së Financave si përfaqësuese të shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit të parë të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a.

2.Ministria e Financave përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a.

3.Ngarkohet Ministria e Financave për ndjekjen e procedurave të mëtejshme, në zbatim të ligjit nr.23/2025, “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”.

4.Ngarkohen Ministria e Financave dhe shoqëria “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Lexo edhe: Si të përgatitet një produkt për eksport, nga paketimi te dokumentacioni

Më 12 mars të këtij viti, ishte ministrja e shtetit për Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ajo e cila zbuloi se kapitali fillestar do të jetë prej 10 miliardë lekësh.

Sikundër është raportuar edhe më parë në media, shteti shqiptar do të ruajë të paktën 51 për qind të aksioneve në bankë, pasi mund të marrin pjesë edhe institucione financiare ndërkombëtare dhe subjekte të tjera të përcaktuara nga qeveria.

Banka, e bazuar në modelin e institucioneve të ngjashme financiare evropiane, do të fokusohet në mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) dhe gjithashtu synon të përmirësojë aksesin në financim për popullsinë, veçanërisht në zonat rurale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0