“Ndodh vetëm një herë në dekadë”, Asteroidi me madhësinë e ‘Big Ben’ do t’i afrohet Tokës të shtunën - Business Magazine Albania

“Ndodh vetëm një herë në dekadë”, Asteroidi me madhësinë e ‘Big Ben’ do t’i afrohet Tokës të shtunën

Një asteroid i madh pothuajse me madhësinë e orës së Londrës, ‘ Big Ben ‘ do të kalojë të shtunën 173,000 km nga Toka – dy herë më afër se hëna, e cila orbiton në një distancë mesatare prej 384,400 km.

Asteroidi, i quajtur ‘2023 DZ2’, aktualisht vlerësohet të jetë deri në 93 metra në diametër, ndërsa Big Ben është 96 metra i gjerë.
lexo: Më shumë se gjysma e popullsisë globale, mbi peshë ose obeze deri në vitin 2035

Ai është gjithashtu tre herë më i madh se asteroidi Chelyabinsk që goditi Rusinë në vitin 2013.
lexo: Rritet në 3% norma bazë e interesit

NASA thotë se duke kaluar kaq afër Tokës, një asteroid i kësaj madhësie ndodh “vetëm një herë në dekadë”. dailymail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0