Banka e Shqipërisë rriti në 3% normën e interesit bazë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës ka bërë të ditur vendimin për të rritur normën e interesit.
Ky hap vjen pasi disa muajsh me normë interesi të qëndrueshme. Norma bazë e interesit për lekun ishte 2.75% që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.
Rritja e normës së interesit vjen si kundërpërgjigje e inflacionit, ndonëse gjatë muajve të dimrit inflacioni ishte i frenuar.
Lexo: Sejko: Emigracioni, ndër sfida kryesore të Shqipërisë
Ndonëse tregu financiar vendas shfaqet i qëndrueshëm, tregjet ndërkombëtare panë këtë muaj zhvillimet më negative të hasura që nga vitit 2008. Së pari Silicon Vallej Bank, më tej First Republic në SHBA, duke pasuar te banka zvicerane me histori 166 vjeçare, Credit Suisse.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto