NASA do ta lansojë shërbimin e saj të transmetimit këtë vit - Business Magazine Albania

NASA do ta lansojë shërbimin e saj të transmetimit këtë vit

NASA do ta lansojë shërbimin e saj të transmetimit këtë vit

Agjencia qeveritare hapësinore NASA njoftoi se do ta lansojë një shërbim të transmetimit më vonë gjatë këtij viti, të cilin do ta emërojë NASA+. Shërbimi pa reklama dhe pa kosto do të përfshijë mbulimin e drejtpërdrejtë të lansimeve të ardhshme të raketave, dokumentarët dhe seritë origjinale të cilat do të vihen ekskluzivisht në dispozicion në platformë.

“Me platformën e re të transmetimit të NASAs, hapësirën po e vendosim në majë të gishtave”, tha Marc Etkind, administratori i komunikimit i NASAs, në një deklaratë.

“Transformimi i pranisë sonë dixhitale do të na ndihmojë të tregojmë më mirë historitë se si NASA eksploron të panjohurën në ajër dhe hapësirë, frymëzon përmes zbulimit dhe sjell risi për të mirën e njerëzimit”, shtoi ai, raporton Tech Crunch.

Lexo edhe: Spektakël në qiell/ Si rrallëherë, sonte do të jenë të dukshëm Superhëna, Marsi dhe Mërkuri

NASA+ do të jetë në dispozicion përmes aplikacionit NASA në telefonat dhe tabletat iOS dhe Android, e gjithashtu edhe në platformat tjera të transmetimit si Roku, Apple TV dhe Fire TV.

Shërbimi i transmetimit do të jetë i qasshëm edhe nëpërmjet ueb-sajtit beta të agjencisë. Eksperienca e re me ueb do të jetë gjithashtu shtëpia e informacionit të misioneve dhe studimeve të agjencisë, të të dhënave mbi klimën dhe përditësimeve rreth Artemis.

Agjencia hapësinore momentalisht e përdorë NASA TV-në për transmetimin e përmbajtjeve me video dhe lansimit të raketave dhe satelitëve. Ajo përmbajtjen e transmeton në “24/7” si në faqen e NASAs ashtu edhe në YouTube. Duke lansuar shërbimin e saj të transmetimit, NASA po krijon një hapësirë të dedikuar për shikuesit që të kenë qasje në përmbajtjen e saj.

youtube

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0