Spektakël në qiell/ Si rrallëherë, sonte do të jenë të dukshëm Superhëna, Marsi dhe Mërkuri - Business Magazine Albania

Spektakël në qiell/ Si rrallëherë, sonte do të jenë të dukshëm Superhëna, Marsi dhe Mërkuri

Spektakël në qiell/ Si rrallëherë, sonte do të jenë të dukshëm Superhëna, Marsi dhe Mërkuri

Superhëna e parë e gushtit do të shfaqet natën e 1 gushtit, e ndjekur vetëm 30 ditë më vonë nga hëna e dytë e plotë, e njohur si “hëna blu”.

Përveç kësaj, në natën e 1 gushtit, kur lind Superhëna, si Mërkuri ashtu edhe Marsi do të jenë të dukshëm në qiell, gjë që nuk ndodh aq shpesh.

Astronomët theksojnë se ky fenomen, me dy Superhëna brenda një muaji, ka ndodhur në vitin 2018 dhe herën tjetër mund ta presim vetëm në vitin 2037.

Lexo edhe: Zbulohet “meteori boomerang” i parë në botë: Shkëmbi që la Tokën tani është kthyer

Ata që duan të vëzhgojnë ‘Perseidët’ ose ‘lotët e Shën Lorencit’ në këto netë vere, do të duhet të jenë të durueshëm. Edhe pse ‘Perseidët’ janë të dukshëm nga 17 korriku deri më 24 gusht, intensiteti i tyre nuk është i njëjtë gjatë gjithë kohës.

Për shkak të hënës së plotë dhe dritës së fortë të hënës, ‘Perseidët’ nuk do të jenë shumë të dukshme këto ditë. Megjithatë, lajmi i mirë është se kulmi i ‘Perseidit’ nuk pritet deri në natën e 12-13 gushtit dhe deri atëherë Hëna duhet të jetë në një fazë të re, ose mezi e dukshme në qiellin e natës.

abc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0