Multimiliarderi kinez i Alibaba, Jack Ma, viziton Tiranën -

Multimiliarderi kinez i Alibaba, Jack Ma, viziton Tiranën

Një nga njerëzit më të pasur të Kinës, bashkëthemeluesi i “Alibaba Group”, Jack Ma ka mbërritur në Tiranë për të qëndruar disa ditë.

Arsyeja e vizitës së personit të katërt më të pasur të Kinës mbetet e panjohur, për biznes apo për turizëm.

Bashkëthemeluesi i “Alibaba Group”, një nga kompanive më të mëdha të shitjeve online në të gjithë botën, Jack Ma është një manjat biznesi, investitor dhe filantropist kinez. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i “Yunfeng Capital”, një firmë kineze e kapitalit privat. Ma konsiderohet personi i katërt më i pasur në Kinë (pas Zhong Shanshan, Zhang Yiming dhe Ma Huateng) me një pasuri me vlerë neto prej 34,5 miliardë dollarësh.

Lexo: Euro shkon drejt vlerës 100 lekë

Që nga viti 1999, Ma shërbeu si kryetar ekzekutiv i “Alibaba Group”, e cila është dhe në ditët e sotme një nga kompanitë më të spikatura të teknologjisë së lartë në Kinë në dy dekada që nga fillimi i tij, me mbi nëntë degë kryesore: Alibaba.com, Taobao Marketplace, Tmall, eTao, Alibaba Cloud Computing, Juhuasuan, 1688.com, AliExpress.com dhe Alipay.

Gjithashtu, Jack Ma është themeluesi i Fondacionit Jack Ma, një organizatë filantropike e fokusuar në përmirësimin e arsimit, mjedisit dhe shëndetit publik. Në vitin 2019, “Forbes” e emëroi Ma në listën e saj të “Heronjve të Filantropisë së Azisë 2019” dhe i dha atij çmimin “Malcolm S. Forbes” për arritjet e jetës për punën e tij në mbështetjen e komuniteteve të paprivilegjuara në Kinë, Afrikë, Australi dhe Lindjen e Mesme.

Në vitin 2020, në përgjigje të pandemisë COVID-19, Fondacioni Alibaba dhe Fondacioni Jack Ma nisën iniciativa të ndryshme, disa prej të cilave përfshinin dhurimin e furnizimeve mjekësore për Shtetet e Bashkuara, si dhe vende të ndryshme në Azi, Afrikë dhe Evropë.

tema

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0