Mos kërkoni për një ide të madhe, kërkoni për të zgjidhur një problem - Business Magazine Albania

Mos kërkoni për një ide të madhe, kërkoni për të zgjidhur një problem


Në biznes, problemet për t’u zgjidhur janë më të mira se idetë e mëdha.

Lexoni: Mërgim Cahani: HAJDE TE NE të punojmë bashkë dhe t’i japim zgjidhje problemit

Në qendër të çdo risie të rëndësishme është gjithmonë një ide. Ideja e Clarence Birdseye për ngrirjen e peshkut revolucionarizoi industrinë ushqimore. Ideja e Charles Schwab rreth komisioneve të sheshta ndryshoi investimin përgjithmonë. Ideja e Steve Jobs për të krijuar një pajisje që do të vendoste një bibliotekë të tërë muzikore në xhepin tuaj, do të ndryshonte fatin e Apple.

Megjithatë, nuk duhet të ngatërrojmë se nga ka ardhur një ide e mrekullueshme. Idetë me të vërtetë të dobishme nuk dalin nga ajri ose nëpërmjet teknikave të dashura si brainstorming ose të menduarit divergjent.

Lexoni: Ekipi Reservoir: “Barrierat bëhen LEHTËSISHT TË THYESHME kur ideja është e formuar dhe kur jemi të dhënë pas saj!”

Në hulumtimin e librit të tij, Mapping Innovation, autori Greg Satell zbuloi se firmat më inovative nuk janë domosdoshmërisht më krijuese apo më të mira në zgjidhjen e problemeve sesa shumica. Përkundrazi, ajo që i veçonte ishte se sa me vëmendje i shikonin problemet e reja për t’u zgjidhur. E vërteta është se nëse doni të krijoni një kulturë të vërtetë inovative, nuk janë idetë që duhet të lartësoni, por problemet.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0