Ekipi Reservoir: "Barrierat bëhen LEHTËSISHT TË THYESHME kur ideja është e formuar dhe kur jemi të dhënë pas saj!"

Ekipi Reservoir: “Barrierat bëhen LEHTËSISHT TË THYESHME kur ideja është e formuar dhe kur jemi të dhënë pas saj!”


Të papriturat e një udhëtimi, Durrës – Massachusetts – Durrës. Ata janë 4 të rinj, me 1 ide të validuar, me një prototip dhe një vizion, të cilët u përzgjodhën si finalistë në MIT Launch Clubs dhe prezantuan projektin e tyre në MIT Cambridge me sukses, në saj të mbështetjes së AIA. Ata e dinë se çfarë bëjnë dhe ku po shkojnë!

ReservoirNe u njohëm me grupin Reservoir nëpërmjet Julia Goga-Cooke, e cila na tregoi për aktivitetin përfaqësues të Shqipërisë në MIT. Prandaj, Business Mag vendosi që të shkonte në Durrës për t’u njohur më nga afër me ekipin e të rinjve entuziastë.

 

BM: Së pari ju përgëzojmë për iniciativën e ndërmarrë. Për ne dhe për të gjithë lexuesit e BM, shkurtimisht çfarë është “Reservoir”?

R: Reservoir është qendra e parë dhe e vetme e dedikuar plotësisht për të rinjtë e qytetit të Durrësit.

BM: Cili ishte motivi që bëri bashkë të rinjtë nga Durrësi?

R: Gjithçka nisi kur ne pamë një njoftim nga AIA Academy, e drejtuar nga Julia Goga, e cila kishte të bënte me zhvillimin e një trajnimi 6-mujor, ku ne do të mësonim hapat e parë se si të bëheshim sipërmarrës. Në fillim na u kërkua që të kishim një ide inovatore dhe duke qenë se ne të katërt jemi në një shkollë menduam që të krijonim një qendër rinore, që do të ishte Reservoir, në qytetin e Durrësit, e cila do të ishte më e veçanta dhe e vetmja. Më pas, Julia na mundësoi lidhjen me MIT në SHBA, ku ne u bëmë pjesë e këtij konkursi dhe gjatë gjithë kësaj kohe na ka ndihmuar për dërgimin e të dhënave tona në MIT derisa arritëm të ishim edhe finalistë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 12 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

ReservoirBM: Cili është ekipi që po punon në këtë projekt?

R: Adrina Kabashi; 17 vjeç; klasa 11, shkolla “Gjergj Kastrioti”
Alesia Çyrbja; 16 vjeç; klasa 11, shkolla “Gjergj Kastrioti”
Rino Alizoti; 16 vjeç; klasa 11, shkolla “Gjergj Kastrioti”
Iden Buka; 17 vjeç; klasa 11, shkolla “Gjergj Kastrioti”

BM: Cili është target grupi që synoni të përfshini në Reservoir? Si keni menduar që ta arrini këtë target grup?

R: Target grupi jonë do të jenë kryesisht nxënësit e gjimnazeve. Beachhead market-i është shkolla jonë, gjimnazi “Gjergj Kastrioti, në të cilin bëjnë pjesë miqtë tanë, që na kanë ndihmuar me pjesëmarrjen e tyre aktive dhe për prototipin e Reservoir-it tonë.

BM: Si e ndihmon qytetin tuaj, Durrësin dhe të rinjtë e tij ky projekt? A janë të gatshëm ata të bashkëpunojnë me ju? A shikojnë ata një mundësi të re tek Reservoir?

R: Të gjithë e dimë se studentët përbëjnë rreth 20% të popullsisë në ditët e sotme, por këta studentë do të jenë 100% të popullësisë të së nesërmes. Ne synojmë që t’u japim mundësi këtyre studentëve të mësojnë dhe të ndajnë eksperienca me njëri-tjetrin, gjithmonë duke u argëtuar, për të zhvilluar aftësitë e tyre. Sigurisht këta të rinj do të sjellin një të ardhme më të mirë jo vetëm për qytetin e Durrësit, por për të gjithë Shqipërinë. Nga pjesëmarrja, entuziazmi dhe interesi që kemi patur deri më tani, ne mund të themi që këta të rinj e shohin si një mundësi të re Reservoir, si një pikë ku ata mund të zhvillojnë të gjithë talentin dhe pasionin që kanë jo vetëm për pikturën, fotografinë, kërcimin, por edhe si një angazhim për të ndryshuar vendin.

ReservoirBM: Sa kohë ka që është realizuar projekti dhe çfarë keni arritur të realizoni deri më tani? (evente, workshope etj)

R: Projekti ka rreth 7 muaj që është ideuar dhe gjatë kohës është zhvilluar. Me këtë projekt, ne kemi përfunduar me sukses shkollën e biznesit të AIA Academy, për të cilin ishte dhe viti i parë i operimit të kësaj nisme kaq inspiruese. Kjo ishte arritja e parë dhe ndër më kryesoret për projektin tonë. Më pas kemi lançuar prototipin, për të cilin kemi krijuar 5 evenimente deri më tani: hapja e madhe, nata latine, kinema, lojëra psiko-sociale dhe një koncert nga Lorenc Hasanaj. Arritja më e fundit ishte përzgjedhja si finalistë në MIT Launch Clubs, si dhe ftesa për ta prezantuar projektin në MIT Cambridge më datë 29.04.2017, e cila u krye me sukses, në saj të mbështetjes së AIA-s, prindërve, të afërmve, miqve dhe padyshim sponsorave dhe vullnetit tonë.

BM: A ka ndonjë kriter të veçantë apo pagesë për t’u bërë pjesë në “Reservoir”? Cilat janë fushat ku është përqëndruar ai?

R: Kriteri i vetëm për t’u bërë pjesë është dëshira dhe mosha 15-18 vjeç, moshë të cilën e mendojmë që ka me të vërtetë nevojë. Struktura kryesore e qendrës janë klubet dhe do të fillojmë me 6 prej tyre, muzika, kërcimi, aktrimi, arti, fotografi dhe lojra por mirëpresim edhe sugjerime për të tjera. Pjesëtarët e klubeve do të vendosin bashkarisht për orarin dhe datën në të cilën do zhvillohet klubi, nga e Hëna në të Premte. Ndërkohë që e Shtuna do të jetë dita e aktiviteteve ku pjesëtarët nga të gjitha grupet do bashkohen dhe krijojnë ndonjë ekspozitë, koncert etj. Përveç këtyre do të ketë edhe një hapësirë ku të rinjtë mund të vijnë për të kaluar kohën, për të mësuar, për të ndenjur me njëri-tjetrin dhe ky ambient do të qëndrojë i hapur edhe ditën e Dielë. E vetmja pagesë është një pagesë mujore, në vlerën 300 lekë të reja.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 12 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

BM: Çfarë objektivash keni vendosur të arrini në një periudhë afatgjatë? Cili është vizioni dhe motoja që do t’ju ndjek gjatë këtij udhëtimi?

R: Ne synojmë që në vitin e parë të kemi 1000 anëtarë, 3000 në të dytin dhe 5000 anëtarë në vitin e tretë. Deri më tani kemi arritur që të kemi 200 anëtarë, të cilët kanë qenë të gatshëm të paguajnë dhe shumë prej tyre janë interesuar për aktivitetet e mëtejshme. Ne kemi përdorur rrjetetet sociale për reklamim pasi është mënyra më e përhapur, por edhe fizikisht duke folur me miqtë tanë dhe në gjimnaze të tjera përveç “Gjergj Kastriotit”. Janë rreth 25.000 të rinj në të gjithë gjimnazet e Durrësit, të cilët mund të bëhen pjesë e Reservoir. Presim që ideja e një qendre të tillë, dedikuar të rinjve të përhapet edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Motoja jonë është: “Youth for one-another”, pra “të rinjtë për njëri tjetrin”. Duke ditur sa potencial, ëndrra dhe pasione kanë këta të rinj, ne duam që t’u japim mundësi që mos t’i çojnë kurrsesi dëm, por të plotësojnë njëri tjetrin, t’i demostrojnë ato dhe përse jo të shkojnë shumë larg.

ReservoirBM: Ju thatë që dëshironi që kjo ide të përhapet edhe në qytete të tjera. Ju mesa keni informacion, a ka projekte të ngjashme në Shqipëri? Nëse po, cilat janë avantazhet që do ta bëjnë të pëlqehet nga të gjithë?

R: Ekzistojnë qendrat kulturore të fëmijëve, por janë vetëm për fëmijë të moshave të vogla ose nxënësve të shkollave 9-vjeçare. Gjithashtu për shkak të hapësirave që ato kanë jo gjithmonë janë aktive. Sidoqoftë në llojin tonë ne jemi të vetmit. Risi tek ne është fakti se nuk do të kemi mentorë apo mësues, por të rinjtë do të mësojnë nga njëri-tjetri.

 

BM: AIA qëndron me ju në çdo hap që hidhni, por a ka ndonjë partner tjetër i cili po iu ndihmon në këtë projekt kaq inovator?

R: Jo vetëm për zhvillimin e idesë në Shqipëri, por edhe për udhëtimin në universitetin e MIT në SHBA patëm shumë persona dhe biznese, të cilët ishin të gatshëm që të na ndihmonin, ku mund të përmendim Amadeo Travel, Gjoleka Rrodhe, Andi Goga, të cilën kanë shfaqur interes për suport të mëtejshëm. Gjithashtu një shoqatë shqiptare në SHBA, MasBesa ka qenë një suport shumë i madh, duke na ofruar edhe qëndrimin atje.

BM: Na tregoni pak për eksperiencën tuaj në MIT? Si ka ndikuar në jetën tuaj kjo ngjarje? Çfarë keni mësuar dhe a ka qenë e vlefshme si eksperiencë?

ReservoirAlesia: Ishte një eksperiencë ndryshe nga të tjerat, sepse jo të gjithëve iu jepet mundësia për të shkuar në MIT, për të prezantuar projektin e tyre, për të mirën e Durrësit dhe të rinjve. Për herë të parë patëm eksperiencën e prezantimit të projektit tonë përpara një jurie, por kishte dhe nxënës të tjerë që kishin shumë kohë që përgatiteshin për këtë gjë. Na pritën shumë mirë dhe duke qenë se ishim i vetmi grup shqiptar, nga Ballkani. Nga Europa ishte edhe Anglia dhe ishin gjithsej 12 grupe nga e gjithë bota. Nëse ne do ta vazhdojmë projektin tonë, atëherë ne do të përfitojmë një grant prej 15.000 $ për të zhvilluar më shumë Reservoir.

Adrina: Unë më shumë si një mundësi për veten dhe të ardhmen e shoh si një mundësi për Reservoir që të njihet atje dhe të marrë më shumë bujë, por edhe për të marrë sugjerime nga të tjerët.

Iden: Udhëtimi për në MIT ishte gjëja më domethënëse që mund t’i ndodhte një adoleshenti me pasion dhe vullnet për atë që bën. Më parë edhe vetë udhëtimi ishte i pabesueshëm ndërsa tani çdo gjë duket tejet e mundur.

Rino: Momentin në të cilin arritëm në Boston patëm mundësinë të vizitonim shkollën e MIT para se të bënim prezantimin dhe u njohëm me ambientin, i cili më mahniti kaq shumë. Konkursi ishte i bazuar në bashkëpunimin në grup dhe në zhvillimin e tij. Emocionet ishin të pakontrollueshme duke qenë se ishte hera e parë në një konkurs të atij rangu, por si juria dhe organizatorët u treguan shumë mikpritës. Deri në momentim e prezantimit të gjithë i kishim emocionet në kulm, por në momentim që filluam prezantimin u bëmë një. Patëm komplimente të shumta dhe duartrokitje të cilat na ngrohën tej mase.

BM: Së fundmi, a mund të na jepni një këshillë për të gjithë të rinjtë në moshën tuaj, të cilët duan të bëhen pjesë e projekteve të tilla?

R: Kryesore është iniciativa dhe vullneti për të vazhduar përpara. Barriera të tilla si kritikat, financat, demotivimi etj. bëhen lehtë të thyeshme kur ideja është e formuar dhe kur jemi të dhënë pas saj.

“Ne duam që të studiojmë jashtë dhe më pas të kthehemi në Shqipëri.”

BM: Suksese në vazhdimësi Reservoir !

/Artikulli u publikua më parë në faqen 12 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0