Forca e mëmësisë dhe ambicia profesionale! Aneida, Briseida, Estela dhe Joana… katër NËNA sipërmarrëse që frymëzojnë! - Business Magazine Albania

Forca e mëmësisë dhe ambicia profesionale! Aneida, Briseida, Estela dhe Joana… katër NËNA sipërmarrëse që frymëzojnë!

Marsi vjen gjithmonë me energji të re dhe reflektim mbi rolin e grave në shoqëri, por për nënat sipërmarrëse, çdo ditë është një sfidë e pandalshme mes familjes dhe karrierës. Të jesh nënë dhe njëkohësisht të udhëheqësh një biznes nuk është thjesht menaxhim kohe; është një art i balancimit të emocioneve, pritshmërive dhe ambicies.

Në këtë edicion të MOMpreneur, katër gra të jashtëzakonshme ndajnë rrugëtimin e tyre. Aneida Bajraktari, nënë e tre fëmijëve dhe bashkëthemeluese e Balkan Capitals dhe Doll’app, tregon sesi ka kthyer sfidat e përditshme në një “superfuqi” menaxhimi, duke përfshirë fëmijët në biznes dhe evente. Briseida Gjoza, CEO e ConsciESG, rrëfen momentin kur pranimi i mundësisë për të dështuar i hapi rrugë suksesit profesional edhe gjatë shtatzënisë. Estela Ujka, influencer dhe themeluese e Bloggers Discover Albania, shpjegon si koha e munguar dhe përgjegjësitë e përditshme mund të balancohen me dashuri, kreativitet dhe modelim të sjelljes për fëmijët, ndërsa Joana Naçi, bashkëthemeluese dhe drejtore menaxheriale e Impact Assessment Institute tregon sfidat e mëmësisë që nisin që në shtatzëni.

Këto histori tregojnë se mëmësia nuk është pengesë, por një shtysë për rritje personale dhe profesionale. Marsi, muaj i guximit dhe rigjenerimit të trupit dhe mendjes, është padyshim simboli i nënave që transformojnë sfidat në mundësi, duke krijuar modele frymëzuese për brezat e ardhshëm dhe në radhë të parë për fëmijët e tyre.

Aneida Bajraktari – sipërmarrëse, bashkëthemeluese e Balkan Capitals, Doll’app

‘’Të jesh nënë e tre fëmijëve dhe njëkohësisht të bësh biznes është si të luash një ‘vals’ të pandalshëm mes dy botëve që kërkojnë vëmendje maksimale. Sfida më e madhe nuk është thjesht menaxhimi i kohës apo përditshmërisë,  por “pesha” emocionale e të qenit prezente në çdo hap të rritjes së tyre, pa sakrifikuar ambicien profesionale. Shpesh, sfida më e vështirë është ai zëri i brendshëm që na kërkon të jemi perfekte në të dyja frontet. Ka ditë kur ndjehesh sikur po bën shumë, por asgjë mjaftueshëm mirë. Megjithatë, pikërisht këtu lind forca.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0