Michael Tasellari shqiptari i cili punon në kompaninë e Elon Musk, tregon sekrete rreth tij - Business Magazine Albania

Michael Tasellari shqiptari i cili punon në kompaninë e Elon Musk, tregon sekrete rreth tij

Michael Tasellari është shqiptari i parë që punon në kompaninë e Elon Musk, “Space X’, përkatësisht në sektorin e satelitëveI ftuar në “Shqipëria Live” ai tregoi disa nga hapat e tij që e çuan deri në kompaninë e një prej personave më të pasurve në botë.

Tasellari tha se ka bërë studimet në SHBA në fushën e elektronikës dhe më pas ka nisur të punojë në disa kompani. Gjatë punës në Amerikë i ka ardhur ftesa për të punuar në “Space X’.

Ai është përgjegjës për menaxhimin, dizenjimin dhe zhvillimin e bordeve që mundësojnë operimin e satelitëve.

Për sa i përket Elon Musk, 27-vjeçari u shpreh se është një gjeni dhe se personat që punojnë me të e admirojnë.

“Pasi mbarova shkollën kisha fatin të filloja në një kompani në industrinë e robotikës, pastaj kalova në një kompani tjetër që merrej me zhvillimin e moduleve. Nuk kam qenë i bindur se në cilën fushë kam dashur të punoj, kështu u ndala tek telekomunikacioni, kështu punova tek CISCO për disa kohë. Ndërkohë që punoja aty fillova të angazhohesha edhe me punët e mia personale me ortakun tim nga Kina. Kultura e punës në kompaninë e Elon Musk është goxha eksesive, futen shumë orë punë, çdokush atje punon minimumi në ditë 12-13 orë, janë shumë ditë punë edhe fundjavave me orë te zgjatura.

Lexo: Keni iPhone? Ja si po përpiqet virusi “Trojan” të vjedhë të dhënat tuaja bankare

Ka pasur ditë që kemi punuar deri në 12 të natës. Por nuk është se i detyron njeri të qëndrojnë aty. E bukura është që të gjithë këta persona janë të talentuar dhe të zgjuar, janë gjithashtu të apasionuar shumë pas hapësirës, kështu që nuk i intereson shumë titulli ose leku. Ata që punojnë aty, shumica prej tyre, janë të rinj, 25-35. Isha duke punuar tek CISCO dhe më ofruan një vend, unë nuk e mora me shumë seriozitet. Thash okej po e konsideroj, vazhdoi diskutimi gjashtë muaj, më çuan në Kaliforni dhe pashë se çfarë po bënin.  Më pas thash që mund të jetë një sfidë që dua ta marr. Në divizionin e satelitëve nuk mendoj që ka shqiptar që punon aty, se i njoh të gjithë. Përgjegjësia ime aty është për pjesën e dizenjimit dhe menaxhimit të pjesëve elektronike.

Që merren me pjesën e komunikimit, si menaxhohet dhe si lidhet. Satelitët që janë aty nuk merren me kontrolle, por thjesht me përhapjen e valëve të internetit. Unë e kam takuar fizikisht, por kamë qenë në dy mbledhje online me të. Po prezantonim një projektin tonë. AI është gjeni, është shumë i saktë. Kam vënë re që edhe kur flet është shumë i zënë, e jep mesazhin edhe largohet. Shumë njerëz që punojnë për të e admirojnë dhe thonë që është një nga privilegjet më të mëdha”, tha ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0