Messenger sjell risi për përdoruesit: zbulojeni! - Business Magazine Albania

Messenger sjell risi për përdoruesit: zbulojeni!

Meta ka njoftuar se përdoruesit e Messenger do të mund të krijojnë albume të përbashkëta në bisedat e tyre, të dërgojnë foto me cilësi të lartë dhe dokumente deri në 100 MB. Kjo risi synon përdoruesit që duan të krijojnë albume të përbashkëta ose shpërndajnë imazhe HD përmes shërbimeve si Google Drive.

Deri më tani, përdoruesit mund të shihnin vetëm një mori fotosh të shpërndara në një bisedë dhe s’mund t’i organizonin. Tashmë ata mund t’i ndajnë fotot dhe videot në bisedat në grup sipas tematikës që duan.

Për ta bërë këtë, mjafton të përzgjidhni fotot nga biseda dhe të shtypni “krijo albumin”. Këtë mund ta bëni edhe duke mbajtur shtypur njërën prej fotove. Nëse doni të shtoni foto të tjera në një album ekzistues, klikoni opsionin “Add to album”.

lexo: 7 mijë vende pune. Ja çfarë qëndre pritet të hapet në Kashar

Të gjithë pjesëmarrësit në bisedë mund të shohin, shtojnë, fshijnë dhe shkarkojnë fotot  e ideot. Për të  gjetur albumin, duhet të hyni në seksionin “Media” brenda bisedës. Opsioni i ri nuk është aplikuar në aplikacionet e tjera të Meta si WhatsApp apo Instagram DM.

Për të dërguar imazhe HD, mjafton që në momentin e përzgjedhjes të klikoni opsionin “HD”. Messenger duket se do të jetë një alternativë e mirë edhe për zëvendësimin e email-it për të dërguar dosje në Word, PDF, Excel dhe zip. Gjithçka përdoruesit duhet të bëjnë është të shtypin shenjën e plusit (+) në bisedë dhe të dërgojnë dokumentin.

Përditësimet do të jenë të disponueshme për të gjithë përdoruesit e Messenger.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0