7 mijë vende pune. Ja çfarë qëndre pritet të hapet në Kashar - Business Magazine Albania

7 mijë vende pune. Ja çfarë qëndre pritet të hapet në Kashar

Për zgjerimin e gamës së industrive operuese në treg, por dhe tërheqjes së investimeve të huaja në treg, do të ndërtohet  në zonën e Kasharit qendra teknologjike ”TEDA”.

Sipas planit të biznesit të publikuar në fletoren zyrtare, TEDA TIRANË e konsideruar një park teknologjik, do të bëj bashkë në një zonë të vetme me në fokus industrinë e automobilave, por dhe atë të pajisjeve elektronike, farmaceutike, agropërpunuese dhe turizmin.

“Përfituesit do të jenë të gjithë sektorët pasi teknologjia gjen zbatim kudo. Në edukim, Fintech, mundësi në turizëm përmes teknologjisë dhe gjithashtu zhvillim i lartë edhe në sektorin e bujqësisë dhe teknologjisë”, tha Hatixhe Bylykbashi, eksperte në fushën e sipërmarrjes.

Synimi i një parku teknologjik të tillë në planin e përgatitur përfshin prodhimin e një sërë produktesh të munguara për tregun por dhe nxitjen e prodhimit dhe për tregun ndërkombëtar duke rritur kështu konkurueshmërinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0