MedNet – Startupi fitues i çmimit të dytë në Startup Live Tirana

MedNet – Startupi fitues i çmimit të dytë në Startup Live Tirana


Në datat 19, 20 dhe 21 Maj, në ambientet e Tirana Business Park u organizua eventi i përvitshëm, Startup Live Tirana. Startup Live Tirana është një event në të cilin të rinjtë konkurojnë me ide të ndryshme inovative të aplikueshme në fusha të ndryshme të biznesit. Business Magazine pati kënaqësinë të ishte pjesë e Startup Live Tirana si media partner e këtij eventi. Pjesëmarrësit e këtij viti ishin më së shumti studentë me profile të ndryshme, por edhe sipërmarrës të rinj në hapat e parë të biznesit të tyre.

Startup-i fitues i vendit të dytë në Startup Live Tirana, ishte projekti MedNet. Për t’u njohur më shumë me grupin dhe projektin e tyre, Business Mag pati kënaqësinë të zhvillojë një intervistë ekskluzive.

BM: Përshëndetje grupi MedNet. Na tregoni më shumë rreth projektit tuaj, i cili u vlerësua me çmimin e dytë. Si lindi ideja? Çfarë risie sjell dhe kujt do t’i shërbejë?

Përshëndetje. Ju falenderojmë që na dhatë mundësine të flasim për idenë tonë edhe përtej Startup Live Tirana. MedNet (nga vetë fjala Med-Medical, Net-Network) është një aplikacion, i cili do të shërbejë si një rrjet i drejtpërdrejtë komunikimi midis pacientit dhe spitalit. Duke përdorur orën smartwatch ose me anë të një bracelet, sistemi arrin të mbajë të dhëna ditore të tensionit dhe në raste emergjente gjeneron një sinjal në spitalin më të afërt, në mënyrë që pacienti të marrë ndihmën e parë. Ndonëse ka programe të ngjashme deri diku si S-health, Icare etj asnjëri nuk ka krijuar një network deri më sot. Ideja lindi në një mënyrë krejt spontane. Kishim dëgjuar që hipertensioni njihet si “vrasësi i heshtur” në radhët e shqiptarëve dhe pasi bëmë disa kërkime për të dhëna më të hollësishme thamë: ‘Problemin e gjetëm, le t’i japim zgjidhje’. Kështu lindi MedNet.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 65 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

 BM: Cili është ekipi që punon me këtë projekt?

Grupi jonë përbëhet nga katër veta dhe jemi të gjithë në vitin e dytë të studimeve Bachelor.

  • Nerajda Feruni, Dega Ekonomiks pranë Universitetit Epoka.
  • Artjola Ganellari, Dega Informatikë-Ekonomike pranë Universitetit Epoka.
  • Ambela Qahalliu, Dega Informatikë-Ekonomike pranë Universitetit Epoka
  • Orges Rrapaj, Dega Mjekësi, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë.

 

BM: Çfarë ju shtyu të bëheshit pjesë e Startup Live Tirana?

Duke qenë se unë dhe Ambela kemi qenë pjesë e Startup Live Tirana edhe vitin e kaluar, pasi pamë sesa i vlefshëm ishte feedback që ne morëm prej aty, takimi me mentorët, njohja me njerëz të biznesit, vendosëm që pse jo, të merrnim edhe njëherë pjesë për të përfituar nga kjo mundësi.

BM: Duke qenë se jeni shumë të rinj a ishte e vështirë për ju të bënit pitching përpara jurisë?

Të bërit pitching para jurisë në dukje është shumë e vështirë, por në momentin që ty të jepet mikrofoni në dorë dhe ke përpara një kronometër, i cili tregon jo më shumë se 2 minuta kohë për të paraqitur punën e 3 ditëve, më beso që nuk ka më vend për frikë apo emocion.

BM: Çfarë mësuat nga kjo eksperiencë? A e prisnit këtë çmim?

Ne e quajmë një eksperiencë, e cila si të thuash ndezi dëshirën e sipërmarrjes në shpirtin e 4 të rinjve 20-vjeçarë. Të marrësh këshilla nga njerëz, të cilët dikur kanë qenë si ne, të rinj me aspirata dhe të shohësh që ata sot ia kanë dalë është një motivim i madh për ne për të vazhduar para. Përsa i përket çmimit, nuk mund të themi që nuk e prisnim. Ashtu siç Georg thoshte gjatë çdo dite të Startup Live “Everything you do, do it with passion”, ashtu ishte edhe për ne me MedNet. Ne besuam në idenë tonë, punuam fort për të dhe në fund morëm feedback-un e punës së palodhshme.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 65 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

BM: Si i vlerësoni idetë e tjera? A kishte konkurencë të fortë midis jush?

Mund të themi se konkurrenca këtë vit ishte goxha e fortë. Krahas çmimeve të para kishte shumë ide me perspektivë dhe nuk do të çuditesha aspak nëse nesër do të kishte sipërmarrës të rinj në treg nga Startup Live Tirana #6.

Startup Live TiranaBM: Në çfarë faze keni arritur me projektin?

Për momentin po afrojnë provimet finale dhe jemi fokusuar te pjesa e shkollës, meqënëse në atë pak kohë që kjo periudhë na mundëson po bëjmë kërkime të detajuara në lidhje me projektin tonë, mënyrën se si do të funksionojë dhe të dhëna të mëtejshme statistikore.

BM: Çfarë strategjie marketingu keni vendosur të përdorni në vazhdimësi?

Për pjesën e marketingut ende nuk kemi diçka fikse pasi siç e përmenda më lartë në këtë periudhë koha është e limituar, por që do përpiqemi të kontaktojmë persona ekspertë të fushës për një mendim më të detajuar.

BM: Çfarë përfshinte çmimi që fituat? Cilat janë planet tuaja për të ardhmen e projektit?

Pjesë e çmimit të dytë ishin 3 muaj program akselerimi nga Yunus Social Business, 6 muaj fellowship pranë AIA (Albanian Innovation Accelerator) si dhe 6 muaj mentorship në web-design dhe programim nga T&Soft. Si grup do përpiqemi të përfitojmë sa më shumë prej këtyre mundësive që na janë dhënë, të mësojmë nga eksperienca e të tjerëve, feedback-u që ata japin dhe pse jo të krijojmë network-un tone, i cili do të na ndihmojë ta çojmë përpara projektin.

BM: Ju urojmë suksese në vazhdim!

Faleminderit!

/Artikulli u publikua më parë në faqen 65 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0