Më 27 Mars hapen skemat e subvencioneve në Bujqësi. Ja se si do të funksionojë - Business Magazine Albania

Më 27 Mars hapen skemat e subvencioneve në Bujqësi. Ja se si do të funksionojë

Këtë vit fermerët përfitojnë mbështetje me para e jo tollona nafte

Skemat e subvencionit të këtij viti në Bujqësi fillojnë më 27 Mars dhe interesi i fermerëve të Lushnjes për të përfituar prej tyre është rritur. Plotësimi i dokumentacionit dhe llojet e skemave janë në vëmendjen e aplikantëve.

Ndryshe nga aplikimet nder vite, grupimet në kooperativa këtë vit u ofrojnë mundësi për të qenë fitues fermerëve. Por për ta, kjo pikë e skemave të subvencioneve shihet si e parealizuar.

Për Drejtorin Rajonal Ferdinand Shani këtë vit nuk ka garë kush aplikon i pari fiton dhe i fundit humbet. Fermerët kanë dy mundësi të reja, të hapin numër llogarie në bankë për të marrë lekë dhe jo tollona nafte, si dhe të grupohen më shumë se 4 fermerë për të përfituar mbështetjen.

Grupet e specialistëve në terren po orientojnë fermerët për dokumentacionin e duhur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0