Mbi një milion përdorues të Flightradar24, ndoqën rrugëtimin e Babagjyshit nëpër botë - Business Magazine Albania

Mbi një milion përdorues të Flightradar24, ndoqën rrugëtimin e Babagjyshit nëpër botë

Ueb-faqja flightradar24 e specializuar në përcjelljen e aeroplanëve nëpër botë, ka njoftuar se udhëtimin e Babagjyshit e kanë përcjellë mbi një milion përdorues nga e mbarë bota.

Madje autoritetet e Ukrainës kanë njoftuar se Babagjyshi është ndjerë i sigurt edhe në qiellin e Ukrainës, siç edhe mund të shihet në hartën e publikuar nga kjo ueb-faqe.


Forcat Ajrore të Ukrainë kanë bërë të ditur se fluturaket e tyre kanë realizuar patrullime rutinore, për t’u siguruar që Babagjyshi të mos ketë ndonjë problem gjatë rrugëtimit.

Operacioni i patrullimit sipas Kievit është quajtur “Santa1”, që kishte për qëllim të mbrojë hapësirën ajrore mbi Ukrainë nga ndonjë sulm i mundshëm nga rusët.

Ndryshe kjo ueb-faqe ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën, që transmeton në kohë reale lëvizjet e aeroplanëve në mbarë globin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0