Mbahet në Stamboll panairi i tekstilit - 558 stenda prezantuan produktet, mundësi e mirë për biznesin shqiptar - Business Magazine Albania

Mbahet në Stamboll panairi i tekstilit – 558 stenda prezantuan produktet, mundësi e mirë për biznesin shqiptar

Në Stamboll u mbaj Panairi i tekstilit dhe aksesorëve të tij, një nga panairet më të mëdhenj që organizohet , ku morën pjesë 558 stenda të cilat prezantuan produktet e tyre.

Kjo ngjarje përfshin të gjitha industritë e tekstilit të mbledhura nën një çati të vetme. Ky event ofron një mundësi të shkëlqyeshme për bizneset që të tregtojnë midis industrive më të mira të tekstilit dhe stilistëve në të gjithë botën.

Lexo: Kujdes! Çfarë diktojnë ndryshimet në ligjin e turizmit

Të pranishëm në këtë panair për ta vizituar  ishin edhe përfaqësuesi nga biznesi shqiptarë  të organizuar nga shoqata Pro-Eksport Albania, të cilët kishin mundësi të ndërtonin ura bashkëpunimi dhe te njiheshin me produktet dhe ofertat.

Gjithashtu e pranishme në këtë eveniment  ishte dhe Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e biznesit e cila e vlerësoj këtë vizitë, pasi panaire të tilla ju vinë në ndihmi biznesit vendas dhe sipërmarrësve shqiptarë.

Tekstilet dhe këpucët janë sektori më i madh eksportues në vend, dhe panaire të tilla janë të rëndësishme për sektorin e fasonërisë pasi Turqia është prodhuese e lëndës së parë. Në këtë vizitë 2 ditore u realizuan dhe takime me Shoqatat homologe te sektorit si dhe vizitë në fabrikën  prodhuese tekstilit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0