Markat shqiptare me emërtimin sipas origjinës për zhvillimin e agroturizmit - Business Magazine Albania

Markat shqiptare me emërtimin sipas origjinës për zhvillimin e agroturizmit


Identifikimi i produktit me zonën që e prodhon përmes emërtimit të origjinës është sipas Ministrisë së zhvillimit ekonomik një mundësi e mirë për zhvillimin e agroturizmit në vend.

Shqipëria ka deri më tani vetëm 12 regjistrime të tilla, por ministrja Ekonomi nxit shtimin e aplikimeve duke garantuar mbrojtjen e këtyre markave në treg përmes inspektoriatit të tregut.

“Për këtë arsye sot kemi në funksionim Inspektoriatin e Tregut i cili merr përsipër të mbrojë këto gjëra. Ne e kemi të realizuar nga pikëpamja legjislative dhe do ta bëjmë funksional shumë shpejt për të qenë më i kujdesshëm dhe për të pasur një monitorim më të mirë për çdo të drejtë autori që lind në tregun shqiptar”, deklaroi ministrja Ekonomi.

Zhvillimi i agroturizmit është diskutuar dhe në konferencën e eurorajonit Adriatiko-Jonian, pjesë e të cilit janë 28 vende si Italia Greqia, Shqipëria, Kroacia e të tjerë.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka kërkuar bashkëpunim të ekspertëve tanë me ata të huaj.

“Vetëm 5% e sipërfaqes së tokës bujqësore në rajonin e Tiranës është me serra edhe besoj që kemi një klimë të mirë, por 5% është shumë pak, jemi nën potencialin tonë. Ne kemi një prodhim total të perimeve 415 kuintalë në vit dhe nё fakt rajonet më të rëndësishme janë ato që janë më të largëta dhe me të vështira për t’u aksesuar”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Konferenca e u mbajt në Tiranë pasi Shqipëria është pjesë presidencës së saj nëpërmjet kryetarit të Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0