Lufthansa mbështet risitë dhe lejon shitjen e biletave të avionit nëpërmjet kanaleve dixhitale të palëve të treta - Business Magazine Albania

Lufthansa mbështet risitë dhe lejon shitjen e biletave të avionit nëpërmjet kanaleve dixhitale të palëve të treta


  • Lufthansa Open API ka qenë baza e një numri të madh shërbimesh udhëtimi për disa kohë.
  • Me qasjen në shitjet e biletave, zhvilluesit e programimit të ndërfaqes lufthansa.com tani do të bëhen komercialisht të rëndësishëm.

Çdokush që ka planifikuar ndonjëherë një udhëtim për një koncert ka përjetuar situatën e mëposhtme: ju blini një biletë koncerti online dhe kërkimi për një fluturim të përshtatshëm, trenat apo hotelet vazhdon në faqe të tjera të internetit. Tani kjo është një gjë që i takon së kaluarës. Agjentët e eventeve online duan të kursejnë pëpjekjet e panevojshme të klientëve të tyre dhe tani do të jenë në gjendje të ofrojnë fluturime të përshtatshme Lufthansa direkt nga faqet e internetit ose aplikacionet e tyre në kombinim me biletat e eventit.

Kjo është bërë e mundur nga Lufthansa Open API (API= Application Programming Interface), përmes së cilës Lufthansa Group i bën të dhënat e standardizuara në dispozicion për zhvilluesit në mënyrë të kontrolluar.

Në fillim të vitit, Innovation Hub Lufthansa dhe ekipi i IT i Lufthansa me në krye Dr. Roland Schütz vendosën një plan veprimi: Lufthansa po hap “Open API” për shitje direkte të biletave. Nga tani e tutje, zhvilluesit do të mund të përdorin ndërfaqen për të integruar lidhje të drejtpërdrejtë prenotimi për oferta nga Lufthansa, Eurowings dhe Austrian Airlines në ofertat e tyre në web dhe aplikacion. Ata do të mund të rritin apelin e shërbimeve të tyre duke përfshirë produktet e Lufthansa dhe gjithashtu do të marrin kompensim për afishimin e produkteve Lufthansa në faqet e tyre sa herë që integrimi API gjeneron rezervime në lufthansa.com.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 40 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

 

Me Open API, Grupi Lufthansa është duke zbatuar një strategji për inovacionin e hapur me qëllim sigurimin e qasjes në tregun e pashfrytëzuar online dhe zgjerimin e shitjes së biletave në të ardhmen. Lufthansa është linja e parë ajrore që përmirëson Open API në një kanal me të drejta të plota të shitjes.

Heike Birlenbach, Zëvendës President i Qendrës së Linjave Ajrore dhe Kreu Komercial i Hub Frankfurt e përshkruan strategjinë si vijon: “Me futjen e mundësisë për të prenotuar përmes Lufthansa Open API, ne po shfrytëzojmë rëndësinë e rritjes së platformave dixhitale të shitjes në llogari. Më shumë se kurrë më parë, udhëtarët e sotëm presin një përvojë të mirë përdoruesi nga aplikacionet e tyre të preferuara dhe faqet e internetit të jenë sa më të thjeshta të jetë e mundur. Mundësia për të integruar në mënyrë të ngjashme rezervimin për fluturime me Lufthansa, Eurowings dhe Austrian Airlines përmes Open API shton një kanal shtesë për portofolin e shitjeve dhe shpërndarjes së Grupit Lufthansa. Në fund, konsumatorët, ofruesit e platformave dhe Grupi Lufthansa do të përfitojnë të gjithë në mënyrë të barabartë.”

 

Zhvilluesit e platformës së përmendur më parë të biletave në internet do të mund të përdorin Open API për të lidhur kalendarët e tyre të eventeve me informacionin e prenotimit të linjave ajrore të Lufthansa Group dhe do iu ofrojnë klientëve të tyre paketa të ndryshme, bileta koncerti dhe fluturimin e përfshirë.

Duke bërë kombinimin e shkakut për udhëtim me rezervimin e fluturimit është një nga shumë zgjidhjet e reja dixhitale e bërë e mundur nga Lufthansa Open API. Zgjidhje të tjera të besueshme përfshijnë platforma prenotimi që lidhin informacionin për motin me informacionin e fluturimit dhe rekomandojnë vetëm destinacionet për udhëtime të shkurtra, ku është parashikuar mot i mirë. Kjo bëhet e mundur falë integrimit të ofertave të fluturimit për nevoja dhe kontekste të ndryshme në kanale të palëve të treta.

Se cila zgjidhje do të krijohet, varet se çfarë duan zhvilluesit të eksperimentojnë me të. Çdo gjë është e mundur, me kusht që ajo është ligjërisht e lejuar.

“Që tani e tutje, mijëra zhvillues do të mund të ofrojnë qasje të drejtpërdrejtë në sistemin e rezervimit të fluturimeve Lufthansa. Ata mund të rritin apelimin e ofertave të tyre të bazuara në web apo në aplikacione me produktet Lufthasna dhe do të marrin kompensim nëse oferta e integruar të çon në rezervime në lufthansa.com.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 40 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

 

Ne shpresojmë të shohim një rritje në këto kanale të reja, të cilat janë në kërkim për të parë se cilat zgjidhje kreative dhe inovative do të shfaqen“, thotë Reinhard Lanegger, Menaxher Zhvillimi i ndërmarrjeve në Lufthansa Innovation Hub dhe kreu i projektit Lufthansa Open API.

Lufthansa Open API tashmë ka shënuar një rritje të konsiderueshme të përdoruesve në 2016: mbi 1100 zhvillues nga 113 vende të ndryshme të regjistruara në mënyrë që të jenë në gjendje të kombinojnë produktet e tyre me informacion nga bota Lufthansa. Për shembull, “Mildred”, kohët e fundit lançoi chatbot-in Lufthansa, që u përgjigjet pyetjeve të lidhura me fluturimin, me informacionin që ajo fiton përmes Open API në mesin e burimeve të tjera.

Shërbimet e palëve të treta si “Flightstats” dhe “FlightAware” aksesojnë gjithashtu të dhënat nga API për t’iu siguruar udhëtarëve inforamcione në kohë reale për statusin e fluturimeve Lufthansa. Vitin e kaluar, platforma regjistroi mbi 118 milionë kërkime. Lanegger shton se shtimi i aftësive të rezervimit këtë vit ka të ngjarë të çojë në një rritje të konsiderueshme.

 

Rreth Lufthansa Innovation Hub:

Lufthansa Innovation Hub, një degë tërësisht në pronësi të Grupit Lufthansa me bazë në Berlin, lidh grupin më të madh në botë të aviacionit me pjesëmarrësit përkatës të ekosistemeve globalë të teknologjisë dhe zhvillon zgjidhje të fokusuara drejt konsumatorëve për udhëtarët e së nesërmes. Me këtë rol, njësia krijon partneritet strategjik mes linjave ajrore të Grupit Lufthansa dhe kompanive përkatëse dixhitale. Lufthansa Innovation Hub gjithashtu zhvillon produkte të reja dhe shërbime që zbatohen në grup apo pozicionohen në treg si kompani të pavarura që adresojnë nevojat e të gjithë udhëtarëve. Kompania vendos në prioritet një fokus në nevojat e konsumatorëve, së bashku me vlefshmërinë sipërmarrëse të modeleve të biznesit dhe një bashkëpunim të ngushtë me sipërmarrësit serialë, investitorët dhe startup-et ekzistuese.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 40 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0