LinkedIn blihet nga Microsoft për 26.2 miliardë $ në cash - Business Magazine Albania

LinkedIn blihet nga Microsoft për 26.2 miliardë $ në cash


Microsoft po blen rrjetin social me orientim nga biznesi, LinkedIn për 26.2 miliardë $ (18.5 miliardë £) në cash.

Marrëveshja e rënë dakord, 196 $ për aksion të LinkedIn, u shpall nga të dyja kompanitë para se të hapej tregu në Wall Street, duke i rritur aksionet me 49 %.

Microsoft tha se pas blerjes, LinkedIn do të “mbajë brandin, kulturën dhe pavarësinë e tij të dallueshme”. Jeff Weiner, CEO i LinkedIn, tha se marrëveshja “na jep ne shansin të ndryshojmë mënyrën se si funksionon bota”.

LinkedIn ka 430 milionë pjesëtarë, që do të të thotë se marrëveshja vlen 60 $ për secilin prej tyre. Rrjeti u themelua në 2002-in dhe u lançua në 2003-in. Ai shkoi në Nju Jork në 2011-n me një vlerë prej 4.25 miliardë $ për kohën.

Blerja vjen pas një “fati të mbrapshtë” për LinkedIn. Në shkurt të këtij viti, aksionet ranë me 43% në NYSE, pasi rrjeti social i bizneseve pranoi se kishte patur të ardhura zhgënjyese. Rënia e çmimit e uli me 11 miliardë $ vlerën e LinkedIn brenda një dite të vetme, duke e çuar çmimin e aksioneve të kompanisё në 101 $.

Nëse marrëveshja me Microsoft shkon sipas planit, Jeff Weiner, i cili iu bashkua LinkedIn në 2008-n si president i kompanisë para se të bëhej CEO i saj pas një viti, do të qëndrojë në rolin e tij aktual, duke i raportuar drejtëpërsëdrejti shefit të Microsoft, Satya Nadella.

Në një deklaratë, Nadella la të kuptohet me avantazh konkurrues ai pret që rrjeti të kryejë shërbime për Microsoft. Ai tha se LinkedIn do të ishte një partner i mirë me softueret e orientuar nga biznesi të kompanisë Microsoft si Office dhe CRM Dynamics.

“Skuadra e LinkedIn ka zhvilluar një biznes fantastik të qendërzuar në lidhjen e profesionistëve në botë,” ka thënë ai. “Bashkë mund të përshpejtojmë rritjen e LinkedIn, po ashtu edhe të Microsoft Office 365 dhe Dynamics ndërsa kërkojë të fuqizojmë çdo person dhe organizatë në planet.”

Reid Hoffman, bashkëthemeluesi i Linkedin dhe aksioneri me pjesën kontrolluese e përshkroi marrëveshjen si “një moment ri-themelimi” për kompaninë. Weiner shtoi se “marrëdhënia me Microsoft dhe kombinimi i sistemit të tyre ‘cloud’ dhe rrjetit të LinkedIn…na jep mundësinë të ndryshojmë mënyrën e funksionimit të botës.”

Marrëveshja, e cila tashmë është e miratuar nga bordet e të dyja kompanive, pritet të kompletohet nga fundi i këtij viti.

 

/The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0