CEO i LinkedIn: “3 Cilesite e njerezve me te cilet kam kenaqesi kur punoj” - Business Magazine Albania

CEO i LinkedIn: “3 Cilesite e njerezve me te cilet kam kenaqesi kur punoj”


Jeff Weiner, drejtuesi i mirenjohur i rrjetit profesional LinkedIn ka ndare me ndjekesit e tij ne LinkedIn nje artikull interesant te cilin stafi i Infoalbania.al pati kenaqesine ta sillte per lexuesit e saj ne shqip. Pasi Jeff Weiner e postoi kete artikull ne statusin e tij, u lexua nga me shume se 670 000 persona ne gjithe boten.

D_PC GertiGertiInfoalbania2014ArtikujGertiLinkedIn CeoVenn  Diagram Foto pas paragrafit 1

Disa jave me pare, bera “share” diagramen e meposhtme Venn ne nje perditesim te statusit tim. Statusi “mori”20 000+ likes dhe komente ne LinkedIn dhe mbi 2200+ retweets dhe favorites ne Twitter duke u bere perditesimi me i arrire qe kam bere deri me sot. Si rezultat, mendova se do te ishte interesante te paraqisja edhe pak kontekst shtese mbi menyren se si u arrit tek ai diagram.

Gjithcka filloi ne nje takim ku nje ekip pune i talentuar po prezantonte planin e tyre per nje iniciative me potencial per nje impakt te larte. Pergjate prezantimit, ata folen per rezultatet qe prisnin te arrinin ne 3 vitet e ardhshme. Nga biseda vura re se ne vendosjen e objektivave ata po tregoheshin deri diku konservatore, por edhe duke marre parasysh kete objektivat e tyre ishin mjaft larg nga ato te cilat une do te prisja qe ata te kishin vendosur duke marre ne konsiderate oportunitetin dhe asetet qe ne po shtronim ne tavoline per diskutim.
Pa hezitim, une e sfidova ekipin te rriste objektivat e tyre afatgjate me rreth 20 here. Pavaresisht nese ata do te arrijne apo jo objektivin e shenjestruar (gje qe une mendoj se do ja dalin), thelbi ishte ti beja ato te mendonin BIG, pa u kufizuar dhe te filloniin ti benin vetes pyetjen, ”Cfare do te duhej per te…?”

Dream Big – Enderro per gjera te medha

Shume shpesh, bashkebisedimet e mia jane me njerez qe jane ne menyre te natyrshme te predispozuar te mendojne ne nivele te medha dhe pa kufij. Kur arsyetoj me qetesi, mendoj se ky lloj vizioni mund te jete shume frymezues, duke bere te mundur qe te ndryshoje menyren qe ekipet e punes te zgjidhin cdo sfide te kompanise dhe mbase te ndryshojne trajektoren e nje kompanie. Ne takimin per te cilin po flas tani, une e mbylla duke shkruar 2 fjale te thjeshte per te pershkruar kete cilesi:
DREAM BIG, me qellimin per ta pershkallezuar kete teme edhe me gjere.

Get Sh*t Done – BEJNE PUNEN

Menjehere sapo pashe keto fjale me siper te shkruara, kuptova qe mesazhi nuk ishte i plote. Ekipi qe po udhehiqte diskutimin ate dite mund te ishin vertet konservativ ne perqasjen e tyre per te artikuluar cfare ishte e mundur, por ata ishin qartesisht shume te afte dhe te jepnin besim – dhe kishin nje historik provash qe kishin dhene rezultate ne te shkuaren. Te kerkosh “ekselence” eshte nje vlere e rendesishme per ne. Eshte dicka te cilen nuk mund ta marresh si te mireqene dhe thjesht te mendosh per gjera te medha. T´u kerkosh njerezve te enderrojne per gjera te medha pa ju permbajtur nje vizioni jo vetem qe eshte nje ndjesi e paplote, por mund edhe te sjelle pasoja te pamenduara si prodhimi i mendimeve “tip qiqra ne hell” pa pasur asgje per te treguar.
Nese nje qellim eshte vertet vizionar, patjeter qe do te perballet me njerez qe hedhin dyshime, jane skeptike dhe nga ata qe ndihen te kercenuar nga realizimi i ketij qellimi. Si rezultat, do te shfaqen gjithmone “mure” te cilat do ju pengojne te arrini objektivat. Disa nga njerezit me te afte me te cilet kam pasur rastin te punoj dine se si te kapercejne pertej ketyre ”mureve” me ane te virtyteve dhe forces se tyre te vullnetit. Me fjale te tjera, ata thjesht ”bejne punen qe duhet”.
Une i shtova keto 3 fjale tek shenimet e mia, vizatova format rrumbullake rreth frazave ”Bejne Punen” dhe ”Enderro per Gjera te Medha”, dhe mendova se sa pa vlere eshte te punosh me njerez te cilet bejne pjese brenda zones ku priten dy rrathet.

Know How to Have Fun – Dine te argetohen

Ne kete moment me erdhi nder mend se kam njohur shume persona te cilet kishin si aftesine per te enderruar per gjera te medha ashtu edhe aftesine per ti bere gjerat, por megjithate e kisha shume te veshtire te punoja me ta.
Mbase ata, te mbuluar me koracen e vleres se madhe qe sillnin tek kompanite e tyre, kurre nuk perpiqen te kultivojne aftesine per te menaxhuar ne menyre njerezore, ose ka shume mundesi qe nuk lodhen ndonjehere ta bejne kete pasi nuk duan t´ja dine per kete gje. Ata thjesht bejne gjerat sipas menyres se tyre dhe presin nga cdokush tjeter rreth tyre te pershtatet me kete menyre. Dhe jo rralle, eshte pikerisht kjo qe ndodh me njerezit.
Nderkohe qe kjo mund te kete dhene prova se funksionon ne disa kompani te fuqishme, nuk eshte nje model i mire per tu realizuar apo ndjekur dhe sipas asaj qe une mendoj nuk eshte aspak nje model argetues (e theksoj ”sipas mendimit tim” sepse ka disa qe mund te debatojne duke thene qe te fitosh eshte argetim, pavaresisht mjeteve qe perdoren).
Une kam arritur nje pike ne karrieren time ku deshiroj te jem i rrethuar nga njerez me te cilet jo vetem ndajme te njejtin vizion, por me te cilet kemi te perbashket nje dedikim te sinqerte per tu sjelle sipas vlerave dhe kultures se kompanise. Ata jane lojtare te nje ekipi, nuk mburren dhe nuk i rrijne “rende” njeri tjetrit, dhe dine se si te argetohen.
Dhe me kete, une i shtova edhe nje rreth te trete diagrames Venn.

Aty ku priten me njeri tjetrin te 3 keto rrathe, gjenden njerezit me te cilet mua me pelqen te punoj me se shumti. Dhe jam jashtezakonisht mirenjohes qe kam mundesine ta bej kete cdo dite.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0