Librazhd, magazinë e re ushqimore për fermerët - Business Magazine Albania

Librazhd, magazinë e re ushqimore për fermerët

Një pikë e re për grumbullimin e prodhimeve ushqimore, investim i Bashkimit Europian, është përuruar në Librazhd.

Me sipërfaqe 300 m2, pika e grumbullimit, u shërben 360 fermerëve për grumbullimin, magazinimin, promovimin dhe tregtimin e prodhimeve të ndryshme që realizojnë ata.

Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann u bëri thirrje fermerëve të shtojnë prodhimet e tyre, të cilat tashmë do të marketohen jo vetëm në tregun vendas, por edhe të huaj. “Kjo pikë grumbullimi ju vjen ju në ndihmë, jo vetëm për t’i grumbulluar produktet tuaja, por për ti paketuar, magazinuar konform të gjitha kushteve dhe për t’i nxjerrë në treg, jo vetëm në tregun vendas. Është një vlerë e shtuar për ju. Kjo është gjë e mirë për ju, por edhe për të ardhmen tuaj në tregjet europiane, duke garantuar standardet e kërkuara. Po ashtu sfidë, që jam e bindur ju do t’ia dilni, do të jetë që këtë qendër ta vazhdoni ta menaxhoni edhe pas projektit, ju si fermerë dhe pushteti vendor”, tha ambasadorja Hohmann. , në çeljen e kësaj pike.

Investimi është bërë i mundur në kuadër të projektit “Jo drogë, pikë grumbullimi”, ku 1500 të rinj kanë marrë informacion për riskun e përfshirjes në aktivitete të paligjshme.

Me rastin e inaugurimit të pikës së grumbullimit është organizuar edhe një panair me produktet bio të zonës. Librazhdi numëron me qindra fermerë, por edhe më shumë bletërritës, mjalti i të cilëve është i njohur për vlerat e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0