Letra e Michal Bohanes për sipërmarrësit e Ballkanit Perëndimor - Business Magazine Albania

Letra e Michal Bohanes për sipërmarrësit e Ballkanit Perëndimor


Të nderuar sipërmarrës aktualë dhe të ardhshëm të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës apo kudo që ndodheni në Ballkanin Perëndimor,

Do të doja të prezantoja veten time si Sipërmarrës Rezident për Programin e Sipërmarrjes Zvicerane (Swiss Entrepreneurship Program) dhe Oficinës. Gjatë muajit Maj dhe Qershor, jam dhe do të shpërngulem në Tiranë.

Po ju shkruaj për ta ofruar veten si një pikë mbështetjeje për startup-in tuaj, nëse ai ekziston në realitet apo është vetëm në imagjinatën tuaj. Nëse besoni se ndonjë nga njohuritë e mia mund të jetë e dobishme për ju dhe punën tuaj, do të jem më se i lumtur të mësoj prej jush dhe të ndaj mendimet e mia me ju.

Ju mund të pyesni se çfarë bën një EiR (Entrepreneur In Residence)?

Swiss EP ka të bëjë me idenë për të ftuar njerëz si unë në Ballkan, në mënyrë që të ketë një shkëmbim kulturor mes startup-eve të rajoneve.

Për ju një nga përfitimet mund të jetë marrja e një feedback-u nga unë dhe nëse mendoni se ka ndonjë të vërtetë në të, mund ta përfshini në mënyrën se si të drejtoni biznesin apo zhvilloni idenë tuaj.

Për mua, përfitimi është se mund të takoj shumë prej jush, të dëgjoj idetë tuaja dhe të njoh një pjesë të Europës që kurrë nuk e kam parë më përpara.

Ndërkohë që do të qëndroj këtu, do të vizitoj pjesë të ndryshme të rajonit tuaj të bukur dhe do të takoj shumë prej jush personalisht në mbledhjet, konferencat dhe konkurset e startup-eve.

Cili është background-i im?

Unë kam lindur në Çekosllovaki (tani Republika Çeke), kështu që jam familjar me faktin se jam rritur në një sistem komunist. Kur isha i vogël, prindërit e mi arritën të largoheshin nga Çekosllovakia dhe që atëherë jam rritur në Austri. Më pas kam jetuar në Londër që nga viti 2007.

E kam filluar karrierën time në “Booz Allen Hamilton”, një kompani konsulence ndërkombëtare për menaxhim. Pas një MBA në “London Business School“, vendosa të bëja një ndryshim karriere në teknologji, duke filluar me një pozicion 3.5 vjeçar në Google, ku ndihmoja botuesit që të rrisnin të ardhurat e reklamave me Google ads. U largova nga Google për të nisur biznesin tim, një kompani për shpërndarjen e ushqimit, në vitin 2012. Pasi e përfundova këtë (nuk rezultoi me sukses dhe mund të lexoni për këtë këtu), kam punuar në disa startup-e në Londër në role komerciale, para se të fokusohesha në content marketing, e cila do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në blerjen e kompanive në të ardhmen. Tashmë po punoj me klientë të ndryshëm dhe jam gati të zyrtarizoj agjencinë e content marketing muajin e ardhshëm.

Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për ju, mund të shikoni profilin tim në LinkedIn.

Në cilat fusha mund t’iu ndihmoj:

Në të gjitha fushat më poshtë kam një shkallë të arsyeshme eksperience dhe mund të flas me ju në lidhje me kontekstin e biznesit tuaj.

  • Strategji – si planifikoni të lançoni biznesin tuaj.
  • Ndryshime – ndryshimi i rrugës kur shihni se ideja juaj fillestare nuk është duke funksionuar
  • Studimi i konsumatorëve. Gjetja nëse ekziston një treg aktual për produktin tuaj.
  • Procesi i themelimit, gjetja e një bashkë-themeluesi, ndarja e kapitalit
  • Marketingu, veçanërisht Content Marketing.
  • Pitching përpara investitorëve, shitja tek konsumatorët. Krijimi i një pitch-i dhe historie të mirë
  • Dëgjimi i konsumatorëve, duke pasur një strukturë për të institucionalizuar mbledhjen e feedback-ut të konsumatorëve në lidhje me produktin tuaj
  • Punësimi, menaxhimi i burimeve njerëzore, kultura e kompanisë
  • Rrjetëzimi

Për kë është e vlefshme kjo?

Nëse ju keni nisur apo thjesht jeni duke menduar për një startup, unë do të jem më se i lumtur të flas me ju.

Cilat janë hapat e ardhshëm?

Ndërsa do të jem këtu vetëm me një marrëveshje me kohë të pjesshme, do të dëshiroja që kjo kohë të ishte sa më efikase për të dy palët. Nëse besoni se unë mund t’iu ndihmoj në cilëndo nga fushat e listuara më sipër, më kontaktoni dhe më tregoni se për çfarë doni të më flisni. Ju lutem të jetë sa më saktë që të jetë e mundur dhe më jepni disa detaje.

Unë mund t’ju bëj disa pyetje pasuese përmes email-it, por zakonisht do të kontaktojmë me Skype për të parë nëse mund t’iu ndihmoj nga distanca. Nëse pas kësaj telefonate do e shohim të arsyeshme që ndihma ime duhet të jetë ballë për ballë, do të isha shumë i lumtur t’ju takoja dhe të punoja me ju.

Cila është kostoja?

Asgjë, sigurisht. Unë jam këtu për të mbështetur dhe dëgjuar sa më shumë të jetë e mundur prej jush.

Dëgjohemi së shpejti,

Michal

burimi: medium.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0