Digitalb bashkon Shqipërinë e Kosovën, Premier League për katër sezone në SuperSport - Business Magazine Albania

Digitalb bashkon Shqipërinë e Kosovën, Premier League për katër sezone në SuperSport

Digitalb bashkon Shqipërinë e Kosovën, Premier League për katër sezone në SuperSport

Premier League, apo kampionati më i fortë e spektakolar në planet bëhet gati për të nisur një tjetër sezon magjik. Duke nisur nga 16 gushti, yjet e futbollit botëror do të zbarkojnë në impiantet më emblematike si “Anfield”, ‘’Old Trafford’’, “Etihad Stadium”, Stamford Bridge”, “Emirates Stadium”, në tokën ku u krijua sporti më i dashur në planet, për të na dhuruar një tjetër sezon spektakolar.

Emrat më të mëdhenj të futbollit anglez e jo vetëm si Liverpool, Manchester United, Manchester City, Chelsea, e Arsenal do mbërthejnë para ekranit të SuperSport të pasionuarit pas futbollit. Të gjitha ndeshjet e Premier League do të vijnë javë pas jave në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve përmes Digitalb, që deri në vitin 2028 do të ketë ekskluzivitetin e kampionatit më magjik të futbollit për Shqipërinë dhe Kosovën.

Lexo edhe:DigitAlb feston 20 vjetorin!

Erling Halaand, Mohamed Salah, Kevin De Bruyne, Bukayo Saka e shumë të tjerë, janë të gatshëm për të ngritur peshë zemrat e të gjithë tifozëve me golat e tyre. Kampionati në i fortë në planet është gati për të nisur një sezon që pa dyshim do të jetë i paharrueshëm.

Digitalb do të jetë bashkëudhëtar i kampionatit më të fortë në botë edhe për katër sezone, që do të jetë plot surpriza si për Shqipërinë ashtu dhe për Kosovë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0