Kush është startup-i në të cilin Bill Gates dhe Jeff Bezos po investojnë? - Business Magazine Albania

Kush është startup-i në të cilin Bill Gates dhe Jeff Bezos po investojnë?


Përveç se janë dy nga njerëzit më të pasur në botë, lider biznesesh dhe banorë të Seattle-it, Bill Gates dhe Jeff Bezos tani janë gjithashtu investitorë në një startup të quajtur Convoy.

Shërbimi i kamionëve me bazë në Seattle lidh shoferët dhe agjencitë transportuese të mallrave, si një lloj Uber për kamionët. Convoy njoftoi një investim prej 62 milionë dollarësh në fonde nga Gates Cascade Investment dhe të tjerë. Kompania ka arritur të marrë 80 milionë dollarë që kur ka filluar në vitin 2015.

Gates i është bashkuar Bezos, i cili ka filluar të investojë në kompani që nga viti 2015 së bashku me liderë të tjerë të shquar të biznesit si CEO i Salesforce, Marc Benioff dhe themeluesi i eBay, Pierre Omidyar për të mbështetur Convoy.

Lexo: Si të kontaktoni investitorë potencial për idenë tuaj inovative?

Uber kohët e fundit filloi të garonte me Convoy duke lançuar shërbimin e vet Uber Freight, i cili lidh transportuesit me agjencitë e transportit. Por investimet e fundit të Convoy tregojnë një padurim nga ana e kompanisë për të vazhduar zgjerimin ndërkohë që konkurrenca rritet.

Ndërkohë, Uber është ende në kërkim të një CEO të ri një muaj pasi themeluesi i Uber, Travis Kalanick u largua nga ky pozicion pasi kompania u përball me disa çështje delikate, duke filluar që nga akuzat për ngacmime seksuale apo mosmarrëveshjet ligjore me firmat rivale si Waymo.

Lexo: Çfarë mund të mësojmë nga gabimet e Uber dhe Travis Kalanick?

Convoy po përpiqet të bëjë më të mirën e tij në një kohë të vështirë për konkurrentin e saj, tha CEO, Dan Lewis për Bloomberg.

“Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me Uberin,” tha Lewis. “Lidershipi i kompanisë në përgjithësi është zhdukur.”

Lexo: 7 zakonet e fuqishme që përcaktojnë lidershipin ekselent

Burimi: fortune.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0