Kongresi Botëror WeAreDevelopers, eventi ku zhvilluesit dhe profesionistët e IT-së bashkohen në një vend - Business Magazine Albania

Kongresi Botëror WeAreDevelopers, eventi ku zhvilluesit dhe profesionistët e IT-së bashkohen në një vend


Kongresi WeAreDevelopers bashkon zhvilluesit dhe profesionistët e IT-së nga e gjithë Europa në një vend.

Qëllimi i Kongresit është lidhja e zhvilluesve nga më shumë se 70 vende dhe inkurajimi i shkëmbimit të njohurive dhe përvojës, si dhe lidhja e kompanive dhe startup-ve me investitorë, klientë potencialë dhe partnerë. Microsoft, Google, Facebook, IBM, SAP, Adidas, Porsche dhe Informatik janë vetëm disa prej korporatave të shkëlqyera që i dhanë besim WeAreDevelopers, duke e kthyer atë në një histori globale.

Vjena mbetet të jetë qyteti mikëpritës për të tretin vit radhazi. Që kur interesi i pjesmarrësve u rrit vazhdimisht, vend ndodhja u ndryshua në Austria Center Vienna, qendra më e madhe e konferencave në këtë vend, me një kapacitet total prej mbi 25,000 pjesëmarrësish.

Duke pasur parasysh se tri ditët e plota të konferencës janë të mbushura me përmbajtje interesante, vendi do të përdorë programin falas “(Child Care) Kujdesi për fëmijët” për të siguruar babysitting profesional për pjesëmarrësit që vijnë me fëmijët e tyre. Përveç leksioneve, konferenca ofron gjithashtu një vend ku pjesëmarrësit mund të njihen dhe të eksperimentojnë me shpikjet më të fundit që janë tendencat e tregut. Në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit të ndihen si në shtëpi, përveç pjesës zyrtare të Kongresit, ata do të kenë ndërprerje të vakteve, sasi të mëdha pijesh dhe akses në organizime të ndryshme.

Steve Wozniak, John Romero, Angie Jones dhe shumë individë të tjerë

Edicioni i këtij viti i WeAreDevelopers World Congress sjell Steve Wozniak, themeluesin e njohur të Apple, një pionier kompjuteri dhe një shpikës. I njohur globalisht si “Woz”, kjo ikonë e Silicon Valley ka kaluar tre dekada duke transformuar industrinë informatike në atë që është sot. Sot, ai është një “Chief Scientist” në kompaninë e virtualizimit të të dhënave, Primary Data. Ndër të tjera, Woz është gjithashtu themeluesi i Fondacionit Elektronik Frontier.

John Romero, një dizajner me shumë çmime të fituara dhe programues, portofoli i punës i të cilit përfshin 130 lojëra, nga të cilat 107 janë botuar në treg, do të bashkohet në Kongres. Romero është krijuesi i hiteve të përjetshme si Wolfenstein 3D dhe Quake.

Duke u bashkuar me Kongresin si ambasador i Twitter, Angie Jones, inxhiniere e lartë e automatizimit në këtë kompani do të trajtojë temën e zhvillimit të rrjeteve sociale. Jones mori pjesë në zhvillimin e strategjive të automatizimit dhe një framework për produkte të panumërta softuerike. Gjithashtu, ajo shpesh ndan pasurinë e saj të njohurive në konferenca nëpërmjet seminareve të teknologjisë për vajzat programuese të talentuara – Black Girls Code.

Biletat Early bird!

Kongresi WeAreDevelopers aktualisht ka 46 folës të certifikuar të konfirmuar, të cilët janë një mundësi e hapur për pjesëmarrësit e konferencës që të dëgjojnë dhe mësojnë. Biletat Early Bird mund të blihen deri në datën 28 shkurt dhe gjenden në faqen e internetit të Kongresit.

Për startup-et dhe kompanitë mund të bëhet zbritje për ekipin (oferta është deri më 16 shkurt), duke kontaktuar ekipin e WeAreDevelopers në sarajevo@wearedevelopers.com

/digitalspoiler

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0