ViAl, aplikacioni i gjenerates Web 3, po feston javën e ditëlindjes me një lojë argëtuese për te gjithe komunitetin. Loja përfshin 3 fitues dhe 3 kupona ne vleren totale 150 USDT. 3 kuponat do te postohen në zonën e ofertave (Ankandit) brenda aplikacionit te ViAl, dhe secili kupon do të jetë i disponueshem për 3 ditë. Të gjithë mund të marrin pjesë në këtë lojë dhe të bëhen pjesë e çmimeve shpërblyese, duke ofruar ViAl Points të mbledhura në ankandin e shpallur brenda aplikacionit.
Për të marrë pjesë në lojë, lojtarët duhet të:
- Shkarkojnë aplikacionin në App Store ose Play Store
- Pas regjistrimit, lojtarët fillojnë te fitojnë pikë duke ecur dhe duke qëndruar aktiv.
- Të jenë të vëmendshëm me njoftimet që vijnë në aplikacion
Përveç kësaj, ViAl ka ndarë disa këshilla dhe truke të dobishme për të ndihmuar përdoruesit të rrisin shanset e tyre për të fituar duke fituar më shumë pikë:
- Plotëso “V” çdo ditë
- Lexo artikujt që postohen në app
- Mos ndalo së ecuri
Lexo: Vjen nr. 31 i revistës Businessmag: teknologji, inovacion dhe sipërmarrje
Ankandet zgjasin tre ditë, gjatë të cilave përdoruesit “luftojnë” me njëri-tjetrin duke ofruar pikë për të fituar çmimin e ankandit. Me mbarimin e kohës së ankandit, përdoruesi që ka ofruar më shumë pikë shpallet fitues dhe kuponi do mund ti shfaqet në seksionin e “Ankandeve të Fituara/Won Auctions”.
Pas kësaj prisni një email nga hello@vial.al në të cilin do ju kërkojmë një adresë për të dërguar USDT, në rrjetet TRX, BSC, MATIC.
Aplikacioni është një platformë fantastike për të promovuar një stil jetese të shëndetshme dhe për të inkurajuar njerëzit për të qëndruar aktiv, duke përfituar njëkohësisht nga shpërblimet e ndryshme. Me këtë lojë, ViAl synon të motivojë dhe frymëzojë përdoruesit e tij për besnikerinë dhe suportin që kanë treguar përgjatë këtij viti.
Prandaj, çfarë po pret? Shkarkoni aplikacionin, filloni të fitoni pikë dhe përgatituni për tu bërë pjesë e konkursit me pjesën tjetër të komunitetit për të fituar 1 nga 3 kuponat me vlerë USDT.
Për me shumë informacion ndiq faqen zyrtare të ViAl në Instagram @vialcommunity, komunitetin ne Telegram ose shkruaj një email në hello@vial.al.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.