Kodimi dhe robotika në qendrën "High Tech Generation" - Business Magazine Albania

Kodimi dhe robotika në qendrën “High Tech Generation”

Kodimi dhe dhe robotika në qendrën "High Tech Generation"

“Djali im është 10- vjeç dhe teksa rritet e kuptoj pasionin e tij për teknologjinë. Është tepër i dhënë në këtë fushë”, thotë  themeluesja e qendrës “High Tech Generation “Bruna Baruti Xhixho. Nëse unë i jap atij një telefon në dorë, për 10 sekonda kuptoj se çfarë mund të jetë në gjendje të bëjë. Pra, kjo më shtyu të mendoj edhe për fëmijët e tjerë. Qendra në fakt nuk ka shumë kohë, në fillim të këtij viti filluam që të operojmë me kurset për fëmijët. Ka lindur si një bindje e imja që fëmijët janë ata të cilët mund të jenë e ardhmja e vendit. Dëshira ime ka qenë që ata të hedhin hapa drejt rrugëtimit teknologjik.

Qendra High Tech Generation, si lindi dhe kur është krijuar?
Qëllimi ynë është që fëmijët të rriten me rritjen e tyre emocionale.
Ndërtuam programe të përshtatshme për fëmijë 7-14 vjeç. Ambiente komode dhe kreative, trajnues ekspertë, punë argëtuese në grup.

Cila është grupmosha e specifikuar, e cila bën pjesë në këto kurse?
Mosha e duhur është nga mosha 7 deri në 14 vjeç pasi në këtë moshë ata kanë arritur që të kenë fituar edhe njohuri në gjuhën angleze edhe kanë kuptuar se çfarë dëshirash ata kanë. Fëmijët e kësaj moshe kanë aftësi logjike të avancuara dhe kuptojnë shumë më tepër.

Kur flasim për kodim duket një mision tepër i vështirë, sidomos për fëmijët?
Programet e përzgjedhura janë shumë të përballueshme. Kodimi përmes blloqeve është e përballuar për fëmijjët. Programet i kemi bërë të tilla për t’i aksesuar ata dhe zhvillojnë kreativitetin përmes kodimit. Ne japim bazat e gjuhës së kodimit dhe duke e bërë këtë që në vogëli, i ndihmon ata ne zhvillimin e logjikës së tyre.

Çfarë i ndodh trurit të fëmijëve gjatë mësimnxënies?

Feedback dhe përshtypjet janë shumë të mira. Na pëlqen sepse fëmijët rriten emocionalisht. Ata mësojnë të punojnë në ekipe apo grupe të mëdha. Fillojnë të ndihen të sigurt për diçka që zotërojnë. Në kodim ata prezantojnë një histori apo lojë që e kanë përgatitur vet dhe në këtë formë ndihen të sigurt për çfarë arrijnë.

Robotika një tren sfidues, a është e tillë vërtet?
Roboatika është diçka e jashtzakonshme dhe mbase duket e vështirë. Por, fëmijët i vënë në zbatim brenda orëve.
Shembull: për të mësuar se si funksionon një çelës elekrik ata e vënë në jetë duke ndërtuar një elektrik dore. Pra, ata praktikojnë. Nevoja ose kërkesa për të marrë pjesë është shumë e bukur. Gjithmonë kanë kurioztiet dhe ide të reja. Fëmijët duke dëgjuar për  këto të fundit fillojnë të ndërtojnë lojra dhe ti shesin në play store. Programet e fëmijëve zgjasin deri në dy ose tre muaj dhe përmbyllen me praktikë. Fëmijët i mësojnë të gjitha bazat kryesore për ti hapur rrugë jetës së tyre teknologjike. Ata fillojnë të kodojnë veprimet robotike.

Cilat janë tendencat?
Tek të rinjte kam vënë re që është kodimi ndërsa tek fëmiëjt është robotika. Ndoshta kjo me kalimin e kohës do të ndryshojë.

Sa vajza dhe sa djem janë në kurs?
Pjesëmarrja më e lartë është e meshkujve. Por, kjo është një tendencë  e prindërve dhe jo e fëmijëve.  Zgjedhin prinderit ti dërgojnë në kurse të tjera jo ato vet. Por, vajzat që zgjedhin të vijnë tek ne kanë shumë talent.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0