Kërkoi ngritje në detyrë, por ajo që i ndodhi është një mësim i rëndësishëm për të gjithë - Business Magazine Albania

Kërkoi ngritje në detyrë, por ajo që i ndodhi është një mësim i rëndësishëm për të gjithë

~6 minuta lexim


Elon Musk i dha asistentes së tij një provë 2-javore kur ajo i kërkoi një ngritje të lartë në detyrë, por ajo që i ndodhi asaj është një mësim i rëndësishëm për karrierën e gjithësecilit.

Në librin e tij të vitit 2015, “Elon Musk: Tesla, SpaceX, dhe kërkimi për një të ardhme fantastike“, Ashlee Vance ndan historinë se si Musk ndaloi të punonte me asistenten e tij të vjetër ekzekutive në fillim të vitit 2014.

Lexoni: 4 sekrete të njerëzve, që e marrin gjithmonë atë që duan

Sipas Vance, asistentja Mary Beth Brown i kërkoi Musk-ut një rritje të konsiderueshme pasi kishte punuar me të për 12 vjet. Në përgjigje, Musk i tha Brown-it të merrte dy javë lejë, gjatë së cilës ai do të merrte përgjegjësitë e saj dhe do të shikonte nëse e meritonte ngritjen në detyrë apo jo?

Kur Brown u kthye, Musk i tha asaj se nuk kishte më nevojë për të.

Musk gjithashtu i tha Vance se ai i ofroi Brown një pozicion tjetër në kompani, por ajo nuk u kthye kurrë në zyrë pas kësaj.

Ky shembull është shumë ekstrem, por është një mësim i fortë për të kuptuar se për çfarë jeni të vlefshëm në organizatën tuaj.

Business Insider ka folur me Lynn Taylor, një eksperte kombëtare dhe autorja e “Tame Your Terrible Office Tyrant: Hoë to Manage Childish Boss Behavior and Thrive in Your Job.” Ajo ndau disa strategji për të vlerësuar vlerën tuaj – përpara se dikush tjetër ta bëjë atë për ju – dhe sesi të rrisni vlerën tuaj.

Së pari, tha Taylor, ju duhet të bëni një “auditim” të përgjegjësive tuaja. Merrni 15 minuta një ditë për të menduar në lidhje me atë që saktësisht bëni.

“A mundet që një person i përkohshëm të bëjë atë që ju jeni duke bërë dhe rezulton që ta mbajë shefin tuaj të lumtur me punën e tij?” tha Taylor. Nëse përgjigja është po, ose ndoshta, ju duhet të rrisni lojën tuaj.

Lexoni: Pse kjo inxhiniere e Google hoqi dorë nga ëndërra e Silicon Valley për t’u kthyer në vendin e saj?

Mbi të gjitha, tha Taylor, “ju duhet të bëni që shefi juaj të ketë nevojë për ju – jo vetëm që t’ju ketë në bord.” Pra, mendoni se çfarë e bën të suksesshëm shefin tuaj dhe gjeni mënyrën sesi të lidheni me të, tha ajo.

Disa njerëz e quajnë atë “menaxhim” – është mënyra për të kuptuar se si ju mund të ndihmoni shefin tuaj të duket mirë para shefit të tij.

Një taktikë është që të shmangni dyshimin e shefit tuaj nëse jeni duke i shtuar apo jo vlerë të mjaftueshme organizatës. Ju as nuk duhet të prisni për rishikimin tuaj të ardhshëm të performancës, tha Taylor.

Ndërsa po diskutoni për ndonjë projekt, mund t’i thoni: “E di që keni shumë punë për të bërë, por nëse ka ndonjë gjë që mund t’iu ndihmoj për t’iu lehtësuar dhe juve punë do ishte kënaqësi ta realizoja.”

Ejani të përgatitur me shembuj specifik se si mund të ndihmoni. Për shembull, le të themi që e dini që shefi juaj ka punuar në një projekt të vështirë dhe se keni një eksperiencë të fortë kërkimore nga puna juaj e kaluar që mund të jetë një pasuri për këtë projekt.

Në fund të fundit ju doni të bëheni pjesë integrale e suksesit të shefit tuaj dhe kompanisë. Çfarë ndodh pas kësaj është jashtë kontrollit tuaj.

Lexoni: Letra e Jeff Weiner drejtuar punonjësve të LinkedIn në të gjithë botën

Askush nuk është i domosdoshëm,” tha Taylor. “Ka të bëjë me faktin se deri në çfarë niveli jeni i vështirë për t’u zëvendësuar.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia nuk është asgjë. E rëndësishme është që të kesh besim te njerëzit.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0