Japonia miraton planin për të hapur kazinonë e parë - Business Magazine Albania

Japonia miraton planin për të hapur kazinonë e parë

Japonia miraton planin për të hapur kazinonë e parë

Zyrtarët japonezë miratuan një plan të diskutueshëm për të ndërtuar resortin e parë të lojrave të fatit në vend. Resorti do të hapet në qytetin perëndimor të Osaka në 2029.

Kazinotë kanë qenë ilegale në Japoni, por një ligj që kaloi në 2018 parashikonte përjashtime për lojra si poker apo bacarat, për të hapur vende pune dhe promovuar turizmin.

Me këtë ligj opinioni publik është i ndarë, në një anë të shqetësuarit për rritjen e varësisë nga krimi dhe lojërat e fatit

Përveç kazinosë, kompleksi me sipërfaqe 49 ha do të përfshijë një hotel, qendër konferencash, qendër tregtare dhe muze.

“Ne shpresojmë që (kazinoja) të bëhet një bazë turistike që promovon bukuritë e Japonisë në botë,” tha kryeministri Fumio Kishida.

Projekti ka një investim fillestar prej 1.8 trilion jen (13.5 miliardë dollarë) me operatorin e kazinove me bazë në SHBA, MGM dhe Orix Group të Japonisë që zotërojnë secili 40% të aksioneve në kompani.
Pjesa tjetër, 20% do të zotërohet nga kompani vendase si West Japan Rail, Kansai Electric Poëer dhe Panasonic me bazë në Osaka.
Lexo: Si Elon Musk po kërkon të ndryshojë eksperiencën në Twitter

Zyrtarët presin që resorti të tërheqë rreth 20 milionë vizitorë në vit dhe të sjellë afërsisht 1 trilion jen përfitime ekonomike vjetore për rajonin, sipas një shërbimi japonez të lajmeve. Projekti u propozua disa vite më përpara, por ai u vonua për shkak të pandemisë Covid-19 dhe një skandali korrupsioni që përfshiu një ligjvënës të partisë në pushtet, i cili u akuzua për pranim ryshfeti ndërsa ishte në krye të kësaj nisme.

Japonia shihet si një treg premtues për lojërat e fatit. Është ekonomia e tretë më e madhe në botë me një popullsi prej rreth 126 milionë banorësh. Ajo gjithashtu është afër për lojtarët e pasur aziatikë, veçanërisht nga Kina. Makau është i vetmi qytet kinez ku kumari i kazinove është i ligjshëm.

Një plan i ngjashëm për të ndërtuar një kazino është paraqitur nga prefektura e Nagasakit, shkruan BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0