Lexoni: 5 gjëra që ju ulin produktivitetin
Michael Kurland
Themelues dhe CEO, Branded Group (ndërtim)
“Ne organizojmë vazhdimisht aktivitete vullnetare, vitin e kaluar kemi kaluar 250 orë në ‘Habitat for Humanity’. Gjithashtu nuk ka shumë kohë që bëmë natën tonë të parë të familjes – lojëra dhe sanduiçe – dhe u takuam me familjet e njëri-tjetrit. Ishte një gjë e këndshme.”
Josh Melick
Bashkë-themelues dhe CEO, Broadly (software)
“Kur ju bëni diçka përgjysëm, duket sikur është e sforcuar. Trajtojini çështjet sociale po me aq kujdes sa kompaninë tuaj. Ju mund të shpenzoni mijëra dollarë në orë për pagën e punonjësve, kështu që një faturë 200$ për pica nuk është ndonjë shpenzim i madh. Të gjithë ndihen keq në një event të ngrysur. Kjo po që është humbje e parave”.
Relina DeDios-Shirley
Bashkë-themeluese dhe CEO, Hidelt Mounts (Produkte dhe shërbime konsumi)
“Krijimi i kulturës së ekipit vjen nga fakti që ata duhet ta shohim njëri-tjetrin si njerëz. Më pëlqen të mblidhemi rreth ushqimit, kështu që një herë në muaj porosisim të hamë si ekip. Kemi bërë edhe aktivitete të tjera të ndryshme, por më pëlqen të bisedoj rreth tryezës”.
Heather Blease
Themeluese dhe CEO, SaviLinx (Produkte dhe shërbime biznesi)
“Ekipi ynë udhëton shumë dhe në vend që të përdorim hotele, vendosim të qëndrojnë së bashku në ambiente që gjejmë në Airbnb. Ne kemi përfunduar duke shkuar në shumë vende. Bëjmë pazar së bashku, ulemi rreth një zjarri, apo shikojmë ndonjë ndeshje futbolli”.
Lexoni: Si mund të rrisni produktivitetin dhe përqëndrimin në punë?
Ted Baker
Bashkë-themelues dhe CEO, Qalo (produkte dhe shërbime konsumi)
“Ne ndërtojmë një ekip që të jetë sa më aktiv, sidomos jashtë punëve të zyrës. Madje kemi organizuar një olimpiadë mes departamenteve dhe të gjithë anëtarët e ekipit ishin pjesë e garës. Gjëra të tillë nxjerrin anën njerëzore dhe i bëjnë ata më të sigurt në punën e tyre”.
burimi: INC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.