Si mund të rrisni produktivitetin dhe përqëndrimin në punë? - Business Magazine Albania

Si mund të rrisni produktivitetin dhe përqëndrimin në punë?


Përmirësoni fokusin dhe produktivitetin tuaj duke provuar një nga këto teknika për të krijuar një mjedis pune pa shkëputje.

Një studim i kohëve të fundit tregoi se duhen deri në 23 minuta që të riktheheni nga një shpërqendrim, kështu që nuk është çudi që mjediset e punës të mbushura me punë dhe të pasura me objekte me shkëlqim mund të ulin produktivitetin tuaj.

Nëse jeni mbërthyer në një ambient të tillë, Business Magazine ka përgatitur këtë artikull, në mënyrë që ju të zvogëloni shpërqëndrimet e kota dhe të jeni më të fokusuar në punën tuaj:

1. Vendosni kufje, por mos dëgjoni muzikë. Kufjet zvogëlojnë zhurmën dhe gjithashtu shërbejnë si pengesë nga njerëzit që ju bezdisin. Sa më të mëdha kufjet, aq më mirë.

Lexo: Dëgjoni muzikë ndërkohë që punoni ose studioni? Ja çfarë i ndodh trurit tuaj gjatë kësaj kohe…

2. Vendosni një shenjë në derën ose tryezën tuaj duke shkruar “të zënë” për t’i bërë njerëzit të ditur se nuk duhet t’ju shqetësojnë.

3. Vendosni kohën se kur duhet të fokusoheni në zyrë për orë të caktuara të ditës ose javës, ku të gjithë pajtohen që të mos shqetësojnë ose të shpërqendrojnë të tjerët.

4. Fikni njoftimet në telefonat apo shfletuesit tuaj për një periudhë kohore gjatë ditës. Mund të përdorni autoresponders për t’i lënë njerëzve të ditur se kur do të ktheheni tek ata.

Lexo: Shkenca thotë: “Multitasking është duke e lodhur trurin tuaj”

5. Planifikoni ditën tuaj në mënyrë të tillë që të punoni me projekte që kërkojnë sasi më të madhe të fokusit gjatë kohës që keni më pak shpërqëndrime.

6. Ushtroni ose bëni një shëtitje para se të uleni për të punuar detyra të rëndësishme dhe të vështira. Kjo praktikë rrit fokusin tuaj dhe nivelin e energjisë.

7. Flini më shumë gjumë në mënyrë që të keni kapacitetin mendor për të qëndruar vigjilent dhe të përqëndruar në punën tuaj.

8. Provoni të praktikoni frymëmarrje të thellë dhe teknika të meditimit për të qetësuar mendjen para se të angazhoheni në projekte.

Lexo: Si arrijnë të bëjnë njerëzit e suksesshëm më shumë gjëra brenda një dite nga sa bëjmë ne brenda një jave?

9. Vendosni mini qëllime dhe shpërblime për realizimin e punëve gjatë ditës.

10. Konsumoni ushqime që rrisin fokusin tuaj mendor dhe që do t’ju japin energjinë që ju nevojitet për të qëndruar produktiv për periudha të gjata kohore.

Ne nuk mund të shmangim gjithmonë çdo shpërqëndrim por ajo që mund të bëjmë është të zvogëlojmë ndjeshëm ekspozimin tonë ndaj gjërave që tërheqin vëmendjen nga puna jonë. Njohja e dobësive tona dhe vendosja e pengesave për t’i eleminuar ato është çelësi.

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0