Si arrijnë të bëjnë njerëzit e suksesshëm më shumë gjëra brenda një dite nga sa bëjmë ne brenda një jave? - Business Magazine Albania

Si arrijnë të bëjnë njerëzit e suksesshëm më shumë gjëra brenda një dite nga sa bëjmë ne brenda një jave?


“Ti ke të njëjtat orë në ditë sa Beyonce.”

Të gjithë njohim dikë i cili punon me kohë të plotë, është vullnetar, vazhdon studimet dhe gjithashtu gjen kohë për të bërë pazarin, për të gatuar, për t’u argëtuar me familjen dhe për të shkuar në palestër.

Këta lloj njerëzish me super-fuqi kanë të njëjtat orë në ditë sa pjesa tjetër, por pavarsisht kësaj duket se ata arrijnë të përmbushin më shumë detyra. Por si ja dalin?

Përkushtim total

Çfarëdolloj gjëje të jesh duke bërë tani, angazhohu plotësisht.

Kur shihni një vrapues Olimpik në garat me pengesa me shpejtësi mbinjerëzore, a duket ajo/ai i hutuar? Sigurisht që jo! Ajo/ai po investon 100% mbi atë që është duke realizuar.

Përkushtimi të çon drejt madhështisë.

Çfarë bëni kur keni një punë në dorë dhe mendja ju fluturon në hapësira të pazbuluara më parë? Josh Paris, një trajnues për të folurën në publik dhe sipërmarrësit, ju sugjeron ta ktheni vëmendjen duke përdor një shprehje, përshembull të bërtisni “U kthevaa!” sa herë që e kapni veten në mendime larg asaj që duhet të bëni. Ndoshta njerëzit rreth e rrotull do t’iu shohin çuditshëm, por kjo metodë funksionon.

Shmangni multitasking

Emaili juaj, Instagrami, Facebook, videoja për të qeshur e një maceje dhe një faqe e preferuar me veshje me çmime ekonomike – këto janë ndoshta disa nga dritaret që ju keni hapur, të cilat tërheqin vëmendjen tuaj ndërkohë që po punoni për një projekt të rëndësishëm. Nuk ka asgjë të çuditshme, multitasking është një praktikë që e bëjnë të gjithë.

Por mendja e njeriut nuk është projektuar për multitasking. Në fakt, kërkimet kanë treguar se ne jemi shumë të dobët në këtë drejtim. Nëse praktikoni multitasking, ju do të humbisni përqëndrimin, jeni më të prirur për të bërë gabime dhe projektet që keni nisur zgjasin më shumë.

Në mënyrë që të fokusoheni plotësisht, lagohuni ose mbyllni të gjitha shprëqëndrimet. Nëse është e nevojshme kyçeni telefonin në një sirtar. Ju duket ekstreme? Ndoshta është, por ja vlen!

Shoqërohu me njerëz që i bëjnë të gjitha

Një shprehje thotë: “Nëse je personi më i zgjuar në dhomë, atëherë ti je në dhomën e gabuar.” Kështu funksionon për arritjet dhe produktivitetin.

Ka një arsye pse Beyonce shoqërohet me njerëz si Oprah, familjen Obama dhe bashkëshortin e saj Jay-Z. Kur e rrethoni veten me njerëz me energji të lartë dhe me mendime të njëjta, ju rriteni në nivelin e tyre.

Mundohuni të shmangni njerëzit, kolegët madje dhe miqtë të cilët nuk iu japin një energji të mirë. Kjo nuk do të thotë që mos t’iu flisni më kurrë, por tregohuni të kujdesshëm për njerëzit që zgjidhni për të kaluar pjesën më të madhe të kohës. Rrethojeni veten me njerëz të aftë.

Shmangni emocionet

Kur lejoni emocionet negative – si mërzia, zemërimi, zhgënjimi dhe urrejtja – të vlojnë brenda kokës suaj, ju jeni duke shkatërruar veten.

Njerëzit e aftë dinë si të menaxhojnë emocionet e tyre në mënyrë efektive duke parandaluar kështu pasojat negative. Shumë nga këta njerëz përdorin mënyra të ndryshme për të kontrolluar emocionet e tyre, përshembull përmes meditimit, duke shkruar, duke u këshilluar me një person të besuar apo një psikolog, ose me një seancë në palestër duke grushtuar thesin e “nervave”.

Gjeni një startegji që funksionon për ju. Dhe mos harroni që të gjithë ata njerëz të suksesshëm që ju admironi janë njerëz të thjeshtë si ty, me të metat dhe frikërat e tyre.

Siç ka thënë dhe Beyonce, “Unë jam më e fortë në këngët e mia, seç jam në jetën reale.”

Prandaj mos kërkoni perfeksionin, por kërkoni më të mirën tuaj dhe kështu do jeni të suksesshëm.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0