5 gjëra që ju ulin produktivitetin » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 28/06/2017

5 gjëra që ju ulin produktivitetin

Share
nga Neada Muçaj
Qer 28, 2017

A jeni ndjerë ndonjëherë që keni punuar non-stop gjithë ditën, por ndiheni sikur në fakt nuk keni arritur asgjë?

Në ditët e sotme, ne fajësojmë e-mail-at, rrjetet sociale dhe takimet për mungesën e efiçencës. Në fakt, fiksimi i të kontrolluarit të email-it ose të facebook-ut vërtet ndikon në produktivitetin tuaj. Por, pas shumë provash për të qenë më produktive, kam kuptuar që ato nuk janë shkaktarët kryesorë të mungesës së produktivitetit.

Pamundësia e të marrit një vendim të shpejtë 

Mosmarrja e një vendimi është e shkaktuar nga shumë faktorë, si frika nga dështimi. Ne na frikëson ideja që vendimi që marrim mund të jetë i gabuari. Ne kërkojmë, mendojmë, konsultohemi me të tjerët dhe prapë nuk marrim një vendim.

Por çdo moment që harxhoni duke hezituar, ju thjesht humbisni kohë dhe energji. Çfarë do të ndryshojë nesër?

Lexoni: Pse njerëzit me produktivitet të lartë dhe të suksesshëm janë minimalistë?

Pamundësia për të thënë “Jo”

Njerëzit mendojnë se duke thënë “Jo” ata mund të lëndojnë dikë ose mund të krijojnë konflikte. Të thënurit “jo”nuk ju bën të pasjellshëm, një njeri thjesht nuk mund të bëjë gjithçka që i kërkohet.

Të kërkosh gjithmonë përsosmëri

Përsosmëria është jashtëzakonisht jo produktive. Duke u fokusuar pafundësisht në detaje të kota, do të humbsni kohën për të bërë gjërat e mëdha. Siç ka thënë Sheryl Sandberg: ”Done is better than perfect”.

Të punuarit shumë gjatë pa pushime

Nëse ju jeni si shumica e njerëzve, pas disa kohe duke punuar do të filloni të humbisni fokus, që sjell gjithashtu humbjen e produktivitetit. Mendja e qënieve njerëzore mund të fokusohet në një punë jo për më shumë se 90-120 minuta, më pas, duhet një pushim për të rikarikuar energjitë dhe përqëndrimin.

Mungesa e fiskulturës

Mbase mendoni se të bërit fiskulturë dhe daljet me shoqërinë jua ulin produktivitetin, por sado që të punoni, nuk duhet të lini pas dore shëndetin, sepse në fund të fundit, ai është më i rëndësishmi. Duhet të ushtroheni të paktën 10 minuta në ditë.

Këto janë 5 mësime që jam e sigurt që do të ndihmojnë në produktivitetin e secilit prej jush.

Lexoni: Si të rrisni produktivitetin tuaj çdo javë ?

Burimi: Mashable



Evente

Një hap drejt Suksesit!

Dhjetor 14, 2019
09:00 - 17:00