Pse njerëzit me produktivitet të lartë dhe të suksesshëm janë minimalistë? - Business Magazine Albania

Pse njerëzit me produktivitet të lartë dhe të suksesshëm janë minimalistë?


Në ditët e sotme, ne përballemi me një breshëri vendimesh të kota. Ato na shkaktojnë stres dhe shërbejnë vetëm për të humbur kohën tonë.

A jeni vonuar ndonjëherë për të takuar dikë, sepse keni qenë duke u stresuar në shtëpi për gjëra që në të vërtetë janë mjaft sipërfaqësore? Ose ndonjëherë keni ndaluar së punuari në një projekt të rëndësishëm pasi jeni hutuar nga diçka që nuk kishte vlerë në kohën tuaj?

E pra, ka disa njerëz mjaft të suksesshëm, të cilët shërbejnë si shembull për të mirat e një jetese minimaliste.

Minimalizmi redukton lodhjen për vendime

Charles Chu i Marketmeditations.com thekson se, “Zuckerberg-ët, Branson-ët, menaxherët e fondeve nëpër botës po veshin të njëjtat gjëra, po hanë të njëjtat gjëra dhe po përpiqen të punojnë në të njëjtat vende.”

Shikoni në videot e vjetra të Steve Jobs, ai është gjithmonë i veshur me të njëjtin golf të zi. Minimalizmi duket se është një tipar i shumë liderëve të teknologjisë. Artistët dhe këngëtarët e famshëm e kanë kohën për të qenë të freskët dhe të rregulluar, por CEO-t e kompanive masive mesa duket shpesh nuk e bëjnë këtë.

Kjo nuk është thjesht një çështje e mospasjes së kohës, edhe pse, një mënyrë jetese minimaliste lejon më shumë kohë për të shpenzuar në vendime të rëndësishme. Dëshironi disa prova? Hidhni një sy në veshjet e Mark Zuckerberg, postuar në faqen e tij në Facebook:

Pak të çuditshme, por megjithatë efektive.

Zuckerberg është rritur me të njëjtën triko ngjyrë gri të veshur vazhdimisht, e cila në sipërfaqe mund të duket si një  tendencë “e sëmurë” për ngjyrat e kësaj bote. Në një intervistë të vitit 2014 Zuckerberg tha:

“Unë me të vërtetë dua të qartësoj jetën time që të marr sa më pak vendime të jetë e mundur për gjëra që nuk kanë shumë vlerë, në mënyrë që të bëj gjëra për t’i shërbyer më mirë këtij komuniteti.

Ndihem sikur nuk jam duke e bërë punën time, nëse shpenzoj energjinë për gjëra që janë “idiote” dhe jo serioze në jetën time.”

Chu thekson se, ne duhet të kursejmë energjinë tonë në lidhje me gjërat materiale në mënyrë që ta përdorim këtë energji për të bërë një punë të shkëlqyer diku që ja vlen.

Duke u kujdesur për diçka që vlen pak do të merrni më shumë.

Kjo mund të tingëllojë si kontraverasale, por përsëri ajo iu tregon se sa energji po humbni në gjëra që nuk janë të rëndësishme.

Një pjesë e shkruajtur nga Mark Manson në një nga librat e tij, përmban këshillat e mëposhtme:

Duke u interesuar më pak për gjërat që nuk janë të rëndësishme e bën dështimin një prespektivë më pak të tmerrshme, refuzimin më pak të dhimbshëm dhe të pakëndshmen më të këndshme.

Kjo megjithatë nuk do të thotë se nuk duhet të kujdesemi për asgjë. Manson nuk predikon indiferencën apo nihilizmin. Kur ai thotë të mos interesohesh për gjërat nuk do të thotë që të jesh indiferent; kjo do të thotë që të jeni komfort me faktin se jeni ndryshe.

Pra, mos u interesoni se çfarë mendojnë njerëzit, mos u stresoni për gjëra që thjesht nuk janë të rëndësishme, por janë vetëm një humbje e madhe e kohës. Vetëm gjëra të mira do të vijnë prej saj.

burimi: LifeHack

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0