Ja se si temperaturat e larta ulin produktivitetin sipas psikologes Nereida Llaha - Business Magazine Albania

Ja se si temperaturat e larta ulin produktivitetin sipas psikologes Nereida Llaha

Muaji Korrik është cilësuar si muaji i cili ka pasur temperatura ekstreme të larta.
Ato kanë kulmuar me temperatura të larta ditën e mërkurë ku temperaturat kanë shkuar 45 gradë celsius.Mjekët kanë raportuar probleme të theksuara në shëndetin e njerëzve dhe një ndër këto probleme është edhe ai i “shëndetit mental”.
Psikologe Nereida Llaha, bëri një pasqyrim të problematikës si edhe disa këshilla në lidhje me pasojat psikologjike të së nxehtit . Llaha tha se e rëndësishme të kemi një kujdes për shëndetin mendor dhe mos të nxitohemi për të marrë vendime të rëndësishjme pasi dhe performanca jonë është më e ulët dhe se sezonin e verës ta marrim sa më qetë.

 

Çfarë i ndodh trurit nga vapa ekstreme?
Nereida Llaha: Kur i referohemi temperaturave ekstreme që janë të papërballueshme për t’u përballuar, edhe trajtimi është ndryshe. Por me rritjen e temperaturave tek individët shfaqen ndryshime si, rritje të impulsivitetit, ulje të përqendrimit, agresivitet që ndikojnë edhe për performancën në punë. Gjatë sezonit veror kemi një luhatje të kushteve optimale në aktivitete, si në atë fizik pasi individët evidentojnë më ato të dukshme, ku shpesh herë dehidratimi shkakton dhe probleme të tjera.

Kryesisht personat që vuajnë nga shëndeti mendor, apo ankthi janë ata që kanë më shumë luhatje të humorit, ku kanë parehati, problematika me frymarrje të cilat nxiten dhe më shumë nga temperaturat. Gjatë verës kemi një ulje të motivimit.

 Këto ndjesi kanë qenë gjithmonë prezente?
Nereida Llaha: Këto janë dy grupe ata që vuajnë nga ankthi apo skizofreni që e kanë më të dukshme, gjatë verës duhet të ketë një përgatitje. Një gjumë jo shumë i mirë, i shpjegon shumë mirë hipotalamusi, kështu që edhe një konsultë tek pediatri apo ai i familjes do ishte mirë.  Të gjithë që kanë një shqetësim kronik, ku kanë kuptuar se rritja e temperaturave i ndikon në gjendjen shëndetësore do ishte mirë të kishte një konsultë me mjekun.

 

 

A duhet të merren vendime kur kthjelltësia është më e ulët gjatë verës?
Nereida Llaha: Ka persona që nuk i ndikon fare vapa, por ata që i ndjejnë shqetësimet janë të shumtë. Kur ne nuk kemi motivim, ndodh që të përjetojmë dhe depresionin e verës që na nxit të menduarit negativ. Duhet një përgatitje e gjatë për ti ndarë gjërat, verën ta marrim sa më qetë.

A është e vështirë të punosh në këto temperatura?
Nereida Llaha: Është shumë e vështirë të punohet në këto temperatura. Por megjithatë vende në të ndryshme në botë funksionojnë me orë të reduktua ndërsa Shqipëria ende jo. Do të rekomandoja që të punojnë duke u përpjekur për tu përqendruar dhe forma më e mirë është që të mos dalin jashtë ambientit të zyrës së punës .

Çfarë mund të bëjmë?
Nereida Llaha: Një zgjim sa më herët, ushtrim i aktiviteti fizik, konsumimi i kafes herët, të kemi një programim të ditës dhe të shmangen në orët e pikut.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0