Ja sa Gjermanë punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023 - Business Magazine Albania

Ja sa Gjermanë punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB). Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe – 775 milionë orë – mbeti pa u paguar. Ministria e Punës e Gjermanisë tha se, mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl – ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet”, tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./ REL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0