Rrugëtimi disa mujor i projektit SuperGeneration, ishte një nismë nga Albtelecom për mbështetjen e ideve inovative të të rinjve. Konkurrimi në SuperGeneration ishte interesant. Aty u paraqitën 10 ide të ndryshme biznesi dhe pati 3 ide fituese.
Taveler është një aplikacion që shumë shpejt do ta kemi në telefonat tanë. Ai promovon turizimin, duke na njohur me të gjithë muzetë e vendit tonë dhe duke na informuar për historikun e çdo monumenti apo objekti të lashtë.
Mine.al, ideuar nga dy djemtë e apasionuar pas teknologjisë Dorian Kane dhe Kadri Manaj. Ai është një sistem monitorimi i minierave të monedhave virtuale.
Portalistudentor.al, i Gevio Tabakut, është një startup dhe një komunitet online, ku mund të shprehni mendimet dhe idetë tuaja, ku mund të mësoni online dhe të thjeshtoni rrugëtimin tuaj drejt dijes.
Lexo: Shpallet fituesi i SuperGeneration. AlbTelecom shpërblen me 2000€ projektin “Traveler”
Startup City, një event i cili mbështet çdo të ri që ka një ide të mirë biznesi. Ky ishte viti i dytë për Startup City në Tiranë, pasi lindi si ide ndihmëse për të rinjtë, ku u ofron atyre mentorim, trajnim dhe njohje të reja. Përgjatë konkursit zhvillohen faza mentorimi nga mentorë të përzgjedhur në bazë të disa kritereve të caktuara. Ndërsa konkursi u finalizua me pesë fitues.
Vendi i parë u fitua nga Endri Nasufi me idenë e tij kreative “Concept Marketing”. Gevio Tabaku me “Portalin Studentor” fitoi trajnim dhe inkubim nga partnerët e eventit. Idea Sapientify, e Aleksandra Ngjeliu fitoi trajnim dhe inkubim, ndërsa Darlina Subashi me idenë e saj Barna.Com.al fitoi një vit abonim në Abissnet.
Eventi bazohet në dy rregula “strikte”:
- Çdo pjesëmarrës deri në mbyllje të eventit duhet të njohë minimumi 5 njerëz të rinj.
- Nuk lejohei të jesh i ndrojtur.
Lexo: StartUp City shpall fituesit
Pas një përvoje intensive disa mujore, IDEA 2019 kurorëzoi 5 fituesit, të cilët vlerësohet të kenë ofruar idetë më inovative të biznesit, të qëndrueshme dhe me një pjesëmarrje aktive në trajnim. Para jurisë së përbërë nga drejtues të Albtelecom, DIHA (Dhoma Gjermano -Shqiptare e Tregtisë) Deloitte dhe Iceberg Communications, finalistët prezantuan idetë e tyre në emisionin e Diell, në Top Channel. Katër prej ideve individuale fituan mbështetje nga 3 mijë euro nga IDEA, mbështetur nga qeveria gjermane. Një prej ideve të prezantuara në grup fitoi 7000 euro. Ndërkohë, të gjithë finalistët morën mbështetje nga anëtarët e jurisë dhe Business Magazine, për shërbime të ndryshme.
Lexo: Startup, ja 5 fituesit e IDEA 2019
StartUp Live Tirana 2019 – vendi ku mund të njohësh njerëz të rinj dhe ku të jepet mundësia të marrësh pjesë në Festivalin e Pionerëve në Vjenë. Qëllimi i këtij Programi Akselerimi është kthimi i një ideje në një biznes real. Në një fundjavë të vetme, themelues të Startup-eve ekzistues së bashku me pjesëmarrës, të cilët janë të gatshëm dhe të etur për t’u bashkuar, mësojnë çdo gjë rreth modelimit të një biznesi dhe e sjellin atë në një prezantim final. Pjesëmarrësit kanë mundësinë të takojnë mentorë dhe ekspertë nga industria e startup-eve dhe në fund ta prezantojnë idetë e tyre para investitorëve.
Lexo: StartUp Live Tirana shpall fituesit
Creative Business Cup është një kompeticion që fuqizon sipërmarrësit në industritë kreative. I lidh ato me investitorët dhe tregjet globale dhe rrit aftësitë e tyre inovative në përfitim të industrisë dhe shoqërisë. Çdo vit, partnerët ndërkombëtarë në të gjithë botën zhvillojnë kompeticionin që nxjerr në pah idetë dhe startup-et më kreative. Organizuar nga Universiteti Marin Barleti dhe Ofiçina, këtë vit u përzgjodhën 26 startup-e nga 85 aplikime, për të vazhduar më tej garën. Shumë prej tyre ishin biznese që kanë klientë dhe operojnë prej disa vitesh në tregun vendas. Juria e përfaqësuar nga Jetona Myteveli Koordinatore Kombëtare në projektin IDEA, Steven Kelly i vetmi investitor ëngjëll në Shqipëri, Flutura Veiti drejtuese e një kompanie konsulence, Sokol Vladi drejtor i Microsoft, ofruan mbështetje në mentorim apo facilitete të tjera të nevojshme për zhvillimin e projekteve që nuk u vlerësuan me çmim.
Lexo: Shqipëria ka startup-e kreative. Creative Business Cup vlerëson idetë më të mira
Keni dëgjuar për Inovation NEST?! Një nismë e themeluar nga të rinj në fushën e inovacionit. Fabiola Duro dhe Erind Aliçkolli, sollën për të parën herë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Rrjetin e Engjëjve të Biznesit, të quajtur “Innovation NEST (IN)– Foleja e Inovacionit me qendër në Tiranë, si një ndër projektet më të rëndësishme të kompanisë dixhitale, TOK Digital Agency. Innovation NEST është një nga fondet e ardhshme e dedikuar për çdo sipërmarrje inovative dhe investitorët në të gjithë sektorët, të cilët përmisojnë qëndrueshmërinë dhe cilësinë e ekosistemit të jetës sonë. IN është një përshpejtues i Inovacionit në rajon, duke parë vështirësitë që hasin sipërmarrjet e reja në tregjet ballkanike. Në një event dy ditor morën pjesë më shumë se 50 marka ndërkombëtare, CEO-t dhe investitorët më të mirë, të cilët mbështesin inovatorët më të mirë që të ndodhë ndryshimi kur ndryshimi është i vështirë.
Lexo: Inovation Nest, drejt lidhjes së startup-eve me investitorë engjëj
I themeluar për të mbështetur ekosistemin e startup-eve në Shqipëri, Kosovë dhe Rajon, akseleratori inovativ Uplift Albania, përzgjodhi në fillim të nëntorit startup-et fituese, të cilat do të ndjekin programin 6-javor të akselerimit me mundësinë për të rritur biznesin e tyre edhe ndërkombëtarisht. Selection Bootcamp ishte takimi i parë zyrtar mes startup-eve konkurrente, mentorëve, investitorëve, ekspertëve të teknologjisë dhe bizneseve vendase, rajonale dhe botërore. Startupet që janë pjesë e Uplift Albania, janë bërë pjesë e një programi akselerimi me 50+ ekspertë të industrisë, sipërmarrës të suksesshëm në Europë dhe investitorë ballkanikë.
Uplift Albania nuk investon në mënyrë direkte në kompani. Duke u bërë pjesë e tij, startup-et mund të përfitojnë deri në 50,000-euro investim përmes partnerëve ose 3,000-euro çmim për ekipin më të mirë.
Lexo: 10 startup-et fituese të programit të akselerimit në Uplift Albania
BetaPitch Tirana, me fokus startup-et në fushën e teknologjisë. Instituti Adriapol dhe Universiteti Marin Barleti në bashkëpunim me BetaHouse në Berlin, ishin ata të cilët bënë të mundur organizimin e këtij aktiviteti në Tiranë për të katërtin vit. Idetë pjesëmarrëse ishin jo pak të njohura për publikun, pasi shpesh janë pjesë të startup-ve të ndryshme që mbahen në Tiranë. Këtë vit fituese u shpall ideja “Like Sad E-bike”, për dhënien me qera të biçikletave elektrike. Krijuesi i këtij startup, Sadi Lika do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin e madh BETA Pitch që do të mbahet në Berlin.
Lexo: BetaPitch Tirana shpall fituesin
UK Albania Tech Hub programi i Ambasadës Britanike në Shqipëri ka siguruar dhjetëra përfitues në fushën e teknologjisë. Ato ndanë së bashku projektet dhe rezultatet gjatë eventit të zhvilluar nga Ambasada Britanike në Tiranë. Pjesë e eventit ishin sipërmarrës të kompanive të reja në fushën e invacionit dhe teknologjisë si dhe përfaqësues të qeverisjes qëndrore dhe vendore. E vetme në llojin e saj, UK-Albania Tech Hub është një program rajonal i Ballkanit Perëndimor që mbështet bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e teknologjisë. Pas projektit të suksesshëm me startup-e shqiptare, programi këtë vit do të zgjerohet për të përfshirë dhe pranuar aplikime nga startup-et e vendosura në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Lexo: UK Albania Tech Hub
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto