Investitorët e kriptove, në gjendje alarmi – Nis zbatimi i rregullave të reja dhe më të ashpra për tregun - Business Magazine Albania

Investitorët e kriptove, në gjendje alarmi – Nis zbatimi i rregullave të reja dhe më të ashpra për tregun

Autoriteti Europian i Letrave me Vlerë dhe Tregje – ESMA, ka bërë një paralajmërim të ashpër për investitorët e kriptove. Pavarësisht aplikimit më të fundit të rregullave të tregut të kriptoaseteve të BE-së, zbatimi i plotë nuk do të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2024.

Mbikëqyrësi i BE-së, ESMA këshillon investitorët të marrin në konsideratë rreziqet e larta që lidhen me kriptovalutat dhe u kërkon rregullatorëve të BE-së të ndërmarrin veprime të shpejta. Ky lajm vjen në një kohë që rregullatorët në mbarë botën përballen me tregun e paqëndrueshëm të kriptove dhe incidentet e fundit si kolapsi i platformës së shkëmbimit FTX.

Bashkimi Europian bëri histori duke miratuar rregullore gjithëpërfshirëse për kriptoasetet, të cilat hynë në fuqi në qershor.
lexo: Si të zgjidhni projektet e duhura si profesionist i lirë

Njoftimi i fundit thekson se investitorët duhet të jenë të vetëdijshëm se, edhe me rregullat e reja, asnjë kriptoaset nuk mund të konsiderohet ‘i sigurtë’. Veçanërisht, ESMA thekson natyrën me rrezik të lartë të kriptomonedhave, e cila mbart potencialin për humbje financiare.

Ndërkohë, paralajmërimi i ESMA ngre gjithashtu shqetësime për periudhën tranzitore 18-mujore gjatë së cilës disa firma kripto mund të operojnë pa licencë të BE-së. Kjo do të thotë që klientët mund të mos kenë mbrojtje të plotë deri në korrik 2026.

Paralajmërimi i fundit nga mbikëqyrësi i BE-së ka shkaktuar spekulime në treg. Ndërsa firmat e kriptos nga vendet jo-BE mund t’u shërbejnë klientëve të BE-së në kushte strikte, ESMA sqaron se kjo duhet parë si një përjashtim, jo ​​një zbrazëti për të anashkaluar rregulloret.

Nga ana tjetër, ESMA po u kërkon gjithashtu kompanive të kriptove që të përgatiten për rregullat e ardhshme të, duke shmangur çdo mbështetje në një fazë të gjatë kalimtare. Kuadri i ri rregullator, i miratuar në fillim të këtij viti, do t’u kërkojë firmave të aseteve dixhitale që ofrojnë shërbime në BE të regjistrohen tek rregullatorët vendas.

Edhe pse është vendosur të jetë në fuqi deri në janar 2025, periudha kalimtare 18-mujore mund të zgjasë zbatimin de-facto deri në mesin e vitit 2026.

ESMA parashikon që shumë firma të kriptove që tashmë u shërbejnë klientëve të BE-së do të shfrytëzojnë këtë periudhë tranzitore, duke ngritur shqetësime për arbitrazhin e mundshëm rregullator. Deri në zbatimin e plotë, konsumatorët paralajmërohen që rregullat ekzistuese lokale të mbeten në fuqi, duke i lënë investimet e tyre në kripto të pambrojtura. scantv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0